E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio kërkon shërbimet e argjentinasit Cruz

Lazio është skuadra e radhës e cila është interesuar për shërbimet e sulmuesit argjentinas Julio Ricardo Cruz, i cili aktualisht është lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Interin. Napoli dhe Fiorentina janë shprehur të interesuara për ta transferuar argjentinasin, mirëpo tuttomercatoweb.com njofton se edhe Lazio do t'u bëjë konkurrencë në garën e tyre për sulmuesin.
Ende nuk dihet oferta që do të bëjë Lazio, mirëpo besohet se nuk do të jetë më e madhe se oferta që ka bërë Napoli (1.5 milion euro për sezon).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›