E Diel, 1 Nëntor 2026

Birra Grolsch, shoqëruese në fesën e pavarësisë së SHBA-së

4 korriku dita e pavarsisë se Shteteve të Bashkuara të Amerikës ofroi edhe në Shqipëri një vend ku vetë atdhetarët e saj të mund të përkujtonin dhe festonin këtë datë kaq të rëndësihme për vendin e tyre. Nën mbikëqyrjen e mjaft kompanive e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë, shijimi dhe stili i festës ishte tipik amerikan : hot dog, barbecue, dhe patjetër birra e cila mund të gjendej lehtësisht në stendën "Grolsch".
Në këtë përkujtim merrnin pjesë mjaft personalitete ku nuk mungonte edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers, i cili falenderoi një për një miqtë e tij për pjesëmarrjen, por sidomos bizneset për ndihmën që dhanë ato me anë të sponsorizimit.
Patjetër që një ndër përshtypjet më të veçanta për Withers ka qënë për stendën Gorlsch ku qëndroi për një kohë të gjatë dhe shijoi produktet e saj .
Një ndër sponsorët mbështetës të kësaj feste traditë tashmë në Shqipëri, pasi është viti i katërt që organizohet ka qënë dhe kompania Yldon, me në krye zotin, Ylli Ndroqi, i cili mori falenderimet personale për këtë mbështetje nga vetë ambasadori Withers.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›