E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazio ne gjysmefinale shkelqen Cana

Lazio është skuadra e parë që u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra e Petkovic fitoi 3-0 me Catanian, duke regjistruar rezultatin e 13-të pozitiv radhazi.

Një fitore e rëndësishme që konfirmoi momentin e mirë të skuadrës, e cila renditet e dyta në Serinë A italiane.

Mes atyre që shkëlqyen në ndeshjen e luajtur në “Olimpico” ishte Lorik Cana.

Kapiteni i Shqipërisë u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ishte vendimtar në zhbllokimin e rezultatit.

Kur po luhej gjysmë orë lojë, kuqeziu dha asistin për golin e avantazhit të Lazios me Radu.

Më pas, ndeshja nuk kishte asnjë histori. Lazio realizoi dy herë me Hernanes dhe tashmë pret fituesen e çiftit Juventus-Milan.

Legjitim edhe gëzimi i Igli Tares në tribunë, sepse edhe pa lojtarët kryesorë si Klose dhe Mauri, skuadra bind në fushë dhe vazhdon të regjistrojë fitore të rëndësishme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›