E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve me Milanin per hakmarrje

Kanë kaluar thuajse dy muaj nga ajo ndeshje.
Fitorja e Milanit në “San Siro” me një 11-metërsh inekzistent ende nuk është harruar.

Madje, së fundmi, në përballjet e Juventusit dhe Milanit ka rënë një lloj mallkimi rreth gabimeve të gjyqtarëve. Në vitin 2011 ishte goli i famshëm i paakorduar i Muntarit.

Vitin e kaluar bardhezinjtë e eliminuan “Djallin” dhe u kualifikuan në finalen e Kupës së Italisë. Pas dy ndeshjeve nga 90 minuta u nevojit edhe një kohë shtesë.

Tani skuadrat kanë vetëm një shans. Për të siguruar “biletën” në gjysmëfinale duhet ndeshja perfekte.

Juve paraqitet në këtë sfidë mes polemikave të Contes, që akuzon Milanin për xhelozi, por edhe me mungesat e Pirlos e Chiellinit që pritet të lihen pushim.

Nga ana e tyre kuqezinjtë do të hedhin në fushë formacionin më të mirë me Pazzinin dhe El Shaaraëy-in në sulm. Por në klub mbizotëron kaosi, pasi presidenti Berlusconi nuk e ka konfirmuar trajnerin Allegri edhe për sezonin e ardhshëm. Nga ata e tij, tekniku thekson se do të respektojë kontratën deri në vitin 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›