E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lazio spektakël ndaj Interit, ngjitet në krye të Serie A

Lazio mposhti Interin 3 me 1 në duelin hapës të javës së tretë të serisë A. sfida e transmetuar në Tring dhuroi gola dhe shumë emocione. Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja ekipet, rezultati në Olimpiko do të zhbllokohej vetëm në minutën e 40.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh falë një goditje me kokë  të Filipe Anderson , pas një pasimi  të bukur nga Milinkovic-Savic.

Në fraksionin e dytë  zikaltrit u përgjigjën shpejt duke barazuar rezultatin në minutën e 51 me Lautaro Martinez.

Pas disa minutash ziklatrit iu afruan ndjeshëm golit të avantazhit ,mirëpo portieri i Lacios, Provedel reagoi bukur pas gjuajtjes së Dumfries.

Me të kaluar kjo frikë, Olimpiko shpërtheu nga entuziazmi. E gjitha falë një supergoli të shënuar nga distancë në minutën e 75 nga spanjolli Luiz Alberto.

Interi reagoi dobët, dhe jo vetëm kaq, por pësoi edhe golin e tretë.

Ishte Pedro Rodriges, i aktivizuar në fraksionin e fundit të ndeshjes, ai që vulosi suksesin e madhe të Lacios me shifrat 3 me 1.

Për fat të keq mungoi aroma e derbit mes shqiptarëve, pasi Hysaj luajti vetëm 25 minutat e fundit të ndeshjesh tek vendasit, ndërsa Kristian Asllani nuk u preferua nga Simone Inzagi.

Pas këtij suksesi Lacio, kryesisht përkohësisht kampionatin me 7 pikë, ndërsa Inter mbetet në kuotën e 6 pikëve.

Sonte në Tring spektakli do të jetë i garantuar fillimisht në sajë të supersfidës Juventus  vs Roma dhe me tej dueli i San Siros mes Milanit dhe Bolonjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›