E Diel, 1 Nëntor 2026

Le Bron James debuton me Phila-n, Brooklyn prish festën duke fituar 114-108!

Edhe pse ishte thjesht një ndeshje përgatitore për sezonin e ri takimi mes Philadelphia dhe Brooklyn ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi në këtë takim pritej debutimi i LeBron James me skuadrën e tij të re.

41-vjeçari qëndroi në parket për 18 minuta ku shënoi 10 pikë dhe dhuroi pesë asist.

Kontributi i veteranit nuk i mjaftoi Philadelphia 76ers që të mposhte Brooklyn Nets, të cilët fituan me shifrat 114-108.

Edhe pse bëhet fjalë për një takim përgatitor për sezonin e ri James tregoi urinë e një rookie pasi ishte ndeshja e parë me ngjyrat e skuadrës së tij të re, e cila është e katërta në karrierën e tij 24-vjeçare dhe me shumë mundësi e fundit. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›