E Diel, 1 Nëntor 2026

Toni Kroos përgatit rikthimin në futboll, regjistrohet në kursin për trajner në Spanjë

Toni Kroos duket se ka vendosur të fillojë zyrtarisht karrierën si trajner, pasi ka lënë futbollin e luajtur. Ish-futbollisti i Gjermanisë dhe Real Madrid, 36 vjeç, ka nisur kontaktet me Federatën Spanjolle të Futbollit për t’u regjistruar në një kurs trajnerësh për ish-profesionistët.

Kroos e ka tashmë një licencë trajneri, që e lejon të punojë deri në nivelin e tretë, por i mungon licenca e nevojshme për të drejtuar një skuadër të divizionit të parë.

Prë sezonin 2027-2028, nëse gjithçka shkon mirë me kursin, Toni Kroos mund të ulet në stolin e një klubi të dorës së parë. Mbetet për t’u parë pastaj se cila do të jetë zgjedhja e njërit prej ish-mesfushorëve më të mirë të viteve të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›