E Shtunë, 31 Tetor 2026

Le Pen e dëshiron shpërbërjen e BE-së

Kryetarja e partisë së djathtë ekstreme në Francë Fronti Kombëtar, Marine Le Pen, deklaroi në një intervistë dhë gazetës austriake, “Kurier”, theksoi se e dëshiron shpërbërjen e BE-së, për të mundësuar formimin e shtetit të Evropës.

“Unë janë kundër BE-së, më shumë se çdokush tjetër. E dëshiroj kthimin kah Evropa mëmëdhe, në të cilën do të kishte bashkëpunim mes shteteve”, shpjegoi ajo.

Le Pen theksoi se vendin e deputetes në Parlamentin e Evropës e ka pranuar, për të punuar në shpërbërjen e BE-së.

Sipas mendimit të saj, sistemi i BE-së nuk mund të reformohet dhe shtoi se BE-ja do të shpërbëhet, pas dështimit të euros.

“As Bashkimi Sovjetik nuk ka mundur të reformohet. Mendoj se sistemi i vjetër duhet të shpërbëhet, për të krijuar sistemin e ri. Me euron do të shpërbëhet edhe BE-ja”, tha Le Pen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›