E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho, ‘tifoz’ i Spanjës kundër Italisë

S’ka pushim për Jose Mourinhon. Trajneri i Real Madridit ka zbarkuar të shtunën në Ukrainë për të përcjellë Evropianin 2012 dhe për të qëndruar më afër futbollistëve të tij që janë pjesëmarrës me ekipet e tyre përkatëse, në garën kontinentale.

Por, një tjetër arsye për udhëtimin e tij është përcjellja e ndonjë futbollisti, i cili mund t’i shërbejë atij në Santiago Bernabeu.

“Është detyrë e imja, të jem më afër futbollistëve të mi në një garë kaq të rëndësishme për ta”, deklaroi Mourinho për Realmardid.com.

‘Special One’ do ta përcjellë nga tribuna ndeshjen Spanjë-Itali, të dielën në duelin e tyre të parë në kuadër të Grupit C. “U uroj fat të gjithëve”, u shpreh ai. Para Spanjës me Italinë, Mourinho të shtunën mbrëma shikoi edhe duelin mes Portugalisë dhe Gjermanisë nga Grupi B.

Përveç Cristiano Ronaldos, në Euro 2012 anëtarë të Real Madridit janë edhe Pepe, Coentrao për Portugalinë, Ozil dhe Khedira te Gjermania, kurse më së termi përfaqësues sigurisht ka te Spanja: Casillas, Arbeloa, Ramos, Albiol dhe Xabi Alonso. E kotë të thuhet se për kë do të bëjë tifo Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›