SHBA, 23 vjet burg për bosin e drogës

Dënohet me 23 vjet burg bosi famëkeq i drogës, xhamajkani Christopher "Dudus" Coke, i cili është dënimi maksimal i kërkuar nga prokuroria amerikane. Coke, 43 vjeçar, u shpall fajtor për trafikim të drogës dhe armëve në gusht të vitit 2011. Një operacion pesëjavor për kapjen e tij shkaktoi përleshje në vitin 2010 në kryeqytetin xhamajkan, nga të cilat pati edhe të vdekur. Organizata kriminale e tij, me seli në Kingston, trafikonte marihuanë, kokainë dhe armë zjarri, si dhe gëzonte mbrojtjen e partisë xhamajkane në pushtet.