E Enjte, 5 Nëntor 2026

LeBron James udhëheq Lakers drejt suksesit në Brooklyn

Kanë qenë 9 ndeshje të natës së NBA me Los Angeles Lakers fitues në fushën e Brooklyn Nets. Një natë e rëndësishme për verdhevjollcët që pas 17 ndeshjesh ripërqafuan Anthony Davis (8 pikë në 21′), por si gjithmonë ishte LeBron James ai që drejtoi skuadrën: 33 pikë për numrin 6 të LA në suksesin kundër Nets (pa Durant dhe Irving) për 116-106, James Harden me 32 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime.

Jo vetëm Lakers, por edhe skuadra tjetër nga Los Angeles, Clippers, morën fitoren në shtëpi dhe në mënyrë sensacionale: djemtë e Lue fituan 116-115 ndaj Uashington, duke u rikuperuar nga -35 me një lojë 4 pikëshe nga Luke Kennard (22 pikë)  në 1″ për të vendosur sfidën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›