Phoenix fluturon, suksesi i shtatë radhazi. Chicago fiton sërish

Në parketin e Footprint Center, Phoenix gjen fitoren e shtatë radhazi në sezonin e rregullt të NBA. Përballë mbi 17 mijë shikuesve, Suns mundën Utah Jazz për 115-109 duke përfituar nga forma e shkëlqyer e Devin Booker dhe Chris Paul, të aftë për të shënuar përkatësisht 33 dhe 27 pikë.
Suksesit i rikthehet edhe Chicago Bulls, të cilët në parketin e Oklahoma City sistemojnë Thunder për 111-110, pavarësisht 31 pikëve, në favor të vendasve, të realizuara nga kanadezi Gilgeous-Alexander.
Cleveland Cavaliers, gjithashtu triumfuan në shtëpi kundër New York Knicks për 95-93 dhe New Orleans Pelicans kundër Indiana Pacers (117-113).