E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liga Unike, në mesjavë luhet java e tetë

Veprimtaria e përbashkët e basketbollit, Shqipëri-Kosovë, që njihet si Liga Unike, luan të mërkurën dhe të enjten takimet e javës së 9-të të meshkujve. Dhe ndeshja më e spikatur e kësaj jave është përballja midis Pejës dhe Golden Eagle Yllit do të jetë derbi i xhiros së nëntë në Ligën Unike në basketboll, që do të zhvillohet këtë mesjavë. Kjo ndeshje do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 19:00, në Palestrën “Karagaçi” në Pejë. Ylli kryeson renditjen e Ligës Unike dhe ka një pikë më shumë sesa Peja, që mban vendin e dytë.

Këto dy skuadra ishin përballur edhe në finale të Ligës Unike, edicionin e kaluar dhe për titull në Kosovë, ku, në të dy rastet, kishte triumfuar skuadra nga Theranda. Pejanët kanë 6 fitore dhe dy humbje, kurse therandasit 7 fitore dhe një humbje. Në përballjen e parë të këtij edicioni Ylli fitoi me rezultatin e ngushtë 93-92. Po të enjten, duke nisur nga ora 19:00, do të luhet në Shkodër edhe ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Kamzës.

Me këto dy ndeshje mbyllet java e 9-të, e cila hapet të mërkurën me ndeshjen që do të luhet në Durrës ndërmjet Teutës dhe Rahovecit. Kjo ndeshje nis në orën 17:00, kurse duke nisur nga ora 19:00, skuadra Prizreni-16 pret Tiranën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›