LeBron Xhejms, rekord në kuotën 15 mijë pikë
NBA
Në moshën 25 vjeç e 79 ditë, LeBron Xhejms, ylli i Klivland, ka kaluar kuotën e 15 mijë pikëve të realizuara në NBA. Ai bëhet basketbollisti më i ri në histori që kalon barrierën. Me 15.026 pikë, 29 prej të cilave i ka realizuar në sfidën kundër çikagos, Xhejms ka thyer rekordin që mbahej nga Kobi Brajant. Ylli i Los Anxhelos Lejkërs kishte shënuar mbi 15 mijë pikë kur ishte 27 vjeç e 136 ditë. Xhejms arriti në këto shifra vetëm pas 540 ndeshjeve në NBA, ndërsa Brajant, për të njëjtin rezultat kishte zhvilluar 657 takime.
#