Leçe, kapet me heroinë shqiptari 21 vjeçar
LECE- Një i ri shqiptar është arrestuar në Italia pasi u kap me 1 kg heroinë në bagazhe. Droga me vlerë gati 250 mijë euro u sekuestrua në stacionin e Leces, ku i riu Orest Sheaj e kishte fshehur mes bagazheve në tentativë për ta transportuar i qetë si një udhëtar i zakonshëm.
Sipas mediave italiane, që bëjnë me dije lajmin referuar policisë, 21 vjecari demonstroi menjëherë shenja acarimi dhe sikleti në kohën e mbërritjes së policisë. Ky ishte një nga shkaqet që shtynë karabinierët të kontrollonin në bagazhet e tij.
Mes bagazheve, kryesisht tesha, një palë pantallona xhins dhe të tjera ndërresa u gjet heroina. I riu u shoqërua në policinë e Leces në pritje të caktimit të masës së sigurisë.