Topalli Zhvillimi dhe reformat Shqiperia po kalon ditet e saj me te mira
Në takimin ndërparlamentar BE-Ballkan, vendeve të Ballkanit u është kërkuar të sfidojnë mungesën e optimizmit për integrimin e rajonit në BE me rezultate entuziaste në reforma.
Për kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, reformat në Shqipëri mund të konsiderohen si entuziaste pavarësisht, se vendi përballet me sfida të demokracisë.
“Shqipëria ka bërë progres shumë të madh, reforma të mëdha, transformim kolosal. Mendoni që vetëm 20 vite më parë Shqipëria nisi procesin e saj të integrimit, ta shihni se ku ka arritur ajo sot, ju do të kuptoni që Shqipëria është vendi që rrugën më të gjatë e përshkoi në kohën më të shkurtër”, raportoi ajo.
Topalli përmendi më pas treguesit ekonomikë entuziastë për Shqipërinë përfshirë rritjen e lartë ekonomike prej 4% vitin që lamë pas të vendit tonë në kohën kur ekonomia globale ishte në krizë.
“Mendoj se në realitet, Shqipëria po kalon ditët e saj më të mira. Është e vërtetë që kemi pasur një problem artificial të krijuar nga dikush këto janë sfidat e demokracisë.
Ne jemi të vendosur të ecim përpara kemi nevojë për solidaritet dhe që të tjetër të jenë të ndershëm ndaj shqiptarëve. Shqipëria vazhdon të ketë probleme, por ne jemi një model për tu ndjekur”, tha më pas ajo.
Eurodeputetët ndanë të njëjtin qëndrim se integrimi i Ballkanit në BE do të forcojë qëndrueshmërinë, paqen dhe demokracinë në rajon.
Ata ritheksuan se dyert e BE-së janë të hapura dhe se Brukseli do të ndihmojë procesin e integrimit të rajonit.