Kosovë-Serbi, sot raundi i tretë i bisedimeve
BRUKSEL- Në Bruksel zhvillohet sot raundi i tretë i dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas një njoftimi të zyrës së kryenegociatores kosovare, Edita Tahiri, cituar nga mediat kosovare, temat që do të diskutohen në këtë raund janë Energjia elektrike, Telekomunikacioni dhe Liria e lëvizjes.
Delegacionit të Kosovës i prin Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa në ekipin e saj janë: Lirim Greiçevci-këshilltari politik i Kryeministrit Thaçi, Dren Zeka – këshilltari kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Gazmir Raci – këshilltar politik i Zëvendëskryeministres Tahiri dhe Arjeta Rexhaj – këshilltare politike e Zëvendëskryeministres Tahiri.
Gjithashtu në delegacionin e Kosovës marrin pjesë edhe ekspertët e fushave përkatëse, Ali Hamiti kryesues i ZRrE-së, Fadil Ismajli-kryeshef i KOSTT-it, Arben Gjukaj-drejtor i KEK-ut, Naim Bejtullahu-anëtar i bordit të KOSTT-it, Llyr Rowlands-këshilltar në KEK, Ekrem Hoxha-kryesues i ART-së, Lulzim Kurtaj-anëtar i bordit të ART-së, Elvis Pista-PTK, Bardhyl Jashari-këshilltar i Ministrit Bajram Rexhepi, Blerim Camaj, Sabahate Muharremi dhe Shkumbim Kastrati nga MPB.