E Diel, 1 Nëntor 2026

Ledi Shamku: S’ia fal vetes që nuk i ndenja më pranë Danit

TIRANE-Gjuhëtarja Ledi Shamku i përgjigjet me e përlotur interesimin tonë. Për të Ardian Klosi, që ajo e thërriste Dani, ishte miku më i mirë. “Ishte i vetmi shok i vërtetë që kisha, të tjerët thjesht i kam të njohur. Nuk ia fal dot vetes që nuk i ndenja më pranë Danit, ka për të qenë brengë e gjatë, por m’u duk mirë. Kam një peng në zemër që do të më gërryejë gjithë jetën. Më mori para dy ditësh në telefon dhe nuk ia ngrita se isha në komision. As këtë nuk ia fal vetes kurrë sepse unë nuk e mora më në telefon...”, -tregon ajo përmes ngashërimeve.

Shamku shprehet se, takimi i fundit me Danin ka qenë para pasditja e para 5-6 ditëve dhe aty ai i ka shprehur dëshirën t’i kthehej albanologjisë, madje donte të fillonte punë në Institutin e Gjuhësisë, por njëkohësisht mendonte t’i rikthehej mësimdhënies duke edukuar brezin e ri të studentëve me leksione në fakultet. Shamku rrëfen se, publicisti Klosi s’donte të merrej më me të huaj. “Ia pashë shenjat në duar dhe e ndjeva zërin që i dridhej, por m’u duk se i kishte kaluar problemet. Kishte një tufë planesh në duar, po mblidhte për të botuar më të mirat shkrime të Aleksandër Xhuvanit dhe rrëfimet e të vjetërve mbi kalanë e Elbasanit”, - përfundon ajo.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›