Durrës, shfrytëzonin femrat si prostituta, 6 në pranga
DURRES - Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar sot paradite gjashtë persona, të cilët do të hetohen për shfrytëzim dhe ushtrim të prostitucionit.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur për se pas hetimeve paraprake është mësuar se katër nga të ndaluarit kanë shfrytëzuar për disa muaj si prostitutë një grua të re, kundër dëshirës së saj, si dhe dy gra të tjera që po hetohen në gjëndje të lirë.
Xhemal dhe Alfred Bruka, 20 dhe 27 vjeç, vëllezër me banim në Tiranë, Ermal Sula, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Osman Sava, 44 vjeç, banues në Durrës, do të përgjigjen për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Të ndaluarit e ushtronin veprimtarinë e tyre në zonën pranë urës së Dajlanit, 2 km larg qytetit bregdetar.
Në pranga kanë përfunduar edhe dy persona, të cilët janë ndaluar si klientë dhe që sipas ndryshimeve të fundit të Kodit penal konsiderohen të pandehur njëlloj si shfrytëzuesit e prostitucionit.
(d.b/BalkanWeb)