E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumirë Ardian Klosi! Miq e kolegë homazhe për publicistin

TIRANË-Miq, kolegë, të afërm e familjarë i jane drejtuar Biblotekës Kombëtare në kryeqytet për të përshëndetur për herë të fundit, Ardian Klosin. Homazhet në nderim të publicistit Ardian Klosi nisën rreth orës 12:00 dhe do mbyllen ne oren 14:00. Personalitete te ndryshme te artit, kultures, politikes e shoqerise kane ngushelluar bashkeshorten dhe 2 vajzat e Klosit ne homazhet ne nderim te publicistit.
Homazhe pranë arkivolit të të ndjerit kreu dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar nga disa deputetë socialistë.

Në orën 14:00, trupi i pajetë i Klosit do të niset drejt varrezave të Sharrës, aty ku do të prehet përjetësisht.

Publicisti Ardian Klosi u vetëvar rreth orës 21:00 të së enjtes në banesën e tij në afërsi të Liqenit Artificial, në një ambient të përshtatur si depo. Sipas policisë nga hetimet e para rezulton se 55-vjeçari kishte disa kohë që vuante nga gjendja depresive, si dhe kishte tentuar disa herë të vetëvritej.
Pak kohë më parë, Klosi u shtrua në spital pasi kishte pirë një sasi të madhe ilaçesh, por për fat ndihma e shpejtë mjekësore e shpëtoi nga vdekja. Mbrëmjen e së enjtes sapo është gjendur i vetëm në shtëpi, ka ndërmarrë aktin tragjik të vetësakrifikimit.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga homazhet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›