Lefter Koka: Deklarata e Naços për Metën kryeministër mbështetet nga të gjithë në LSI
Lefter Koka, kandidati që kryeson listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit, thotë në një intervistë për gazetën Shqip se ata kanë ambicie njësoj si PD dhe PS për qarkun ku ai kandidon.
Duke komentuar deklaratën e Nasip Naços për Metën kryeministër, Koka thotë se kjo deklaratë është mbështetur nga të gjithë në PD.
Deklarata e Naços mbështetet nga të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI dhe jo vetëm, pasi Meta e ka provuar veten të jetë një kryeministër i suksesshëm dhe një politikan profesionist, i cili në rastet më të vështira të politikës shqiptare ka sjellë zgjidhje, konstruktivitet, konsensus dhe maturi, thotë Koka.
Koka thotë se koalicioni i majtë do i fitojë thellë këto zgjedhje, ndërsa thekson se çështjen e kryeministrit e përcakton Kushtetuta./ep