E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lefter Maliqi flet pas dëshmisë: SPAK po i vë tritolin pemës së Rilindjes, do ta pësojë edhe Gjiknuri

Lefter Maliqi i cili nuk arriti të fitojë në bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” pasi ka dalë nga SPAK ka deklaruar për mediat mbi padinë e tij ndaj kryebashkiakut aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. 

Maliqi theksoi në SPAK është pyetur gjithashtu edhe për tenderat korruptivë. Ndërsa theksoi se SPAK po i vendos tritolin pemës së Rilindjes teksa shtoi se së shpejti edhe Gjiknuri do të përfundojë në burg.

“U pyeta për Salillarin, tenderin korruptiv. SPAK po u vë tritolin pemës së rilindjes dhe po i krasit nga këmbët e krahët. Ahmetaj, Tahiri dhe së shpejti Gjiknuri po përfundojnë në burg” tha Maliqi.

Maliqi u shpreh optimist sa i takon punës së SPAK duke e përgëzuar se po lufton korrupsionin Ndërsa për veten u shpreh i qetë dhe se nuk kishte frikë nga SPAK.

“Mua le të më hetojnë por mua vetëm qymez pulash do të më gjejnë”, përfundoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›