E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legaliteti kremton triumfin e vitit 1924, kreu Spahiu flet për planet e 2010

Tiranë, 27 dhjetor NOA - Me rastin e 85 vjetorit të Triumfit të Legalitetit të 24 dhjetorit 1924, u mblodh në Tiranë Këshilli Kombëtar i PLL që ka dalë nga Kongresi i XVII i datës 21 nëntor 2009. Këshilli Kombëtar i PLL zgjodhi Kryetarin e tij Nebi Ganellari si dhe Kryesinë dhe funksionet përkatëse të Partisë Lëvizja e Legalitetit si më poshtë:

Artan Tujani, Sekretar i Përgjithshëm Murat Busha, Zëvendës-Kryetar Sulejman Gjana, Zëvendës-Kryetar Besnik Murati, Zëvendës-Kryetar Ergjent Bufazi, Sekretar Organizativ Gazmend Lita, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë Shpëtim Axhami, Sekretar Politik Sipas Statutit të PLL në Kryesinë e kësaj partie kooptohen edhe Kryetari i Senatit të Veteranëve z. Skënder Zogu, Kryetarja e Forumit të Gruas Zhaneta Ndregjoni si dhe Kryetari Forumit Rinor. Kryetari Spahiu dhe Kryesia e re e Partisë Lëvizja e Legalitetit dolën në një konferencë shtypi ku Spahiu bëri edhe prezantimet e rastit. Gjatë kësaj konference për shtyp Spahiu bëri një bilanc të këtij viti dhe tha se: Gjatë 2009-ës Shqipëria ka pasur një bilanc pozitiv në të gjitha fushat dhe sidomos në rritjen ekonomike, në procesin e integrimit të saj në BE, kalimin me sukses të testit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit etj. Në emër të PLL Spahiu i bëri thirrje opozitës që me fillimin e vitin 2010 ajo të futet në Parlament dhe të kontribuojë për realizimin sa më të shpejtë të objektivit madhor për vitin 2010 që është heqja e vizave dhe lëvizja e lirë e shqiptarëve në Evropë. Gjithashtu Spahiu uroi shqiptarët kudo që ndodhen për një vit të ri të mbarë dhe të lumtur. e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›