Reshjet, Prifti: Situata e rrezikut nuk ka kaluar

Tiranë, 28 dhjetor NOA Pavarësisht pakësimit të reshjeve, ende nuk mund të thuhet se situata e rrezikut nga prurjet e mëdha në liqene nuk është tejkaluar. Deklarata është bërë nga ministri i energjetikës Dritan Prifti, i cili thotë se gjendja mbetet e rënduar por nën kontroll. Shkodra është zona më e rrezikuar nga përmbytjet.
Situata është e vështirë, edhe pse kemi hapur portat nga dita e djeshme dhe ka një përmirësim të lehtë, sërish nuk mund të themi se e kemi tejkaluar të keqen, pasi ditët në vazhdim parashikohen me reshje të rënduara- tha Prifti. Sipas tij, zona më e rrezikuar mbetet Shkodra, por janë marrë masa për të evakuuar banorët në rast se do të jetë e nevojshme. Sipas ministrit për të shmangur çdo situatë katastrofe janë hapur portat në hidrocentrale për të shkarkuar ujin. Aktualisht është ulur niveli i importit të energjisë elektrike, për të prodhuar sa më shumë nga hidrocentralet në vend. Niveli i ujit në Hec-et kryesore, Koman, Vau i Dejës, Fierzë ka arritur pranë kufirit maksimal. r.l/NOA