Legalizimet, 2 mije emra te rinj nga 14 rrethe
ALUIZNI publikon listen e re emerore me 2000 ndertues informate. Lista qe publikon "Koha Jone", ka emra te rinj ne Tirane, Shkoder, Vlore, Berat, Diber, Durres, Elbasan, Fier, Kavaje, Korce, Kukes, Lezhe, Lushnje dhe Sarande. Ardian Kollozi, drejtori i Pergjithshem i ALUIZNI-t, shprehu dhe nje here "bindjen dhe vendosmerine se administrata e ALUIZNI-t, e shtrire tashme, pas krijimit te drejtorive te reja, ne menyre proporcionale ne gjithe Shqiperine, eshte e afte te perballoje, te gjeneroje, te kompletoje e te pergatise dosje dhe leje legalizimi me nje ritem te shtuar, ritem i cili medoemos do te realizoje objektivin tashme te shpallur e te bere me dije nga ne, per mbylljen e procesit te legalizimit brenda vitit 2013".