E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi fillestar, lista per zonen 3796 ne Durres

Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZQRPP) nis afishimin publik te regjistrimit fillestar te pasurive te paluajtshme per Zonen Kadastrale Nr. 3796, te komunes Vlashaj, Durres. Ky afishim behet ne territorin e Zones Kadastrale Nr. 3796, saktesisht ne adresen, "Qender Maminas, te lokali i Berberit". Periudha e Afishimit Publik do te vazhdoje 45 dite kalendarike. ZRPP tha se te gjitha subjektet private dhe shteterore qe kane te drejta pronesie, ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e paluajtshme ne Zonen Kadastrale Nr. 3796, jane te ftuar te verifikojne Regjistrimin Fillestar te pasurive te tyre. Ne kete faze te ketij procesi, eshte e rendesishme bashkepunimi i ngushte i te gjithe personave, qe kane te drejte mbi pasurine, me ekspertet, duke verifikuar te dhenat ne listat e afishuara. Ne rast se gjate kesaj faze konstatohen mangesi ne informacionin e afishuar, atehere pronari, si dhe personat qe kane interesa te tjera mbi pasurine, duhet te beje plotesimet e nevojshme dhe t'i paraqese vete ato, brenda afatit te afishimit publik, ne ambientin e afishimit, prane specialisteve te ngarkuar me kete detyre te Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Durres. Procesi i Regjistrimit Fillestar eshte falas per te gjithe pronaret dhe personat qe kane te drejta mbi pasurite e paluajtshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›