E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, afatet e pageses se taksave Rozeta Rapushi

Te gjithe ata persona qe duan te legalizojne ndertimet e tyre te paligjshme, duhet te paguajne taksen per ndikimin ne infrastrukture te percaktuar ne ligj. Drejtori i Agjencise se Legalizimit dhe Urbanizimit te ndertimeve pa leje (ALUIZNI) per Tiranen, Agim Berisha, tha dje se jane jo pak por 15 mije persona qe refuzojne te bejne kete pagese. "Me 30 qershor perfundon mbyllja e kalimit te pronesise dhe personat qe kerkojne te legalizojne ndertimet e tyre, duhet te paguajne taksen per infrastrukture e cila u ul, ne te kundert do te perballen me penalizimet qe percakton ligji", tha Berisha. Sipas tij, penalizmi shkon nga gjobe ne masen 25% dhe mund te shkoje deri ne perjashtim nga procesi i legalizimit. Per rrjedhoje te gjithe ata qe kerkojne qe te legalizojne ndertimet e tyre te paligjshme ne baze te ligjit, duhet te paguajne taksen e percaktuar me ligj per infrastrukturen brenda dates 30 qershor, ne rast se duan qe te marrin ne dore vertetimin e legalizimit te saj. Pagesa per ndertimet eshte percaktuar qe te kryhet brenda ketij viti. Nderkohe qe nga ana tjeter, Berisha shprehu shqetesimin se shume persona te cilet kane aplikuar per te legalizuar ndertimet e tyre, duan te heqin dore nga pronesia per disa metra katrore apo siperfaqe, ndonese i kane zene ato, me argumentin se nuk e perballojne dot koston e legalizimit. "Ne kemi bere lehtesime te medha. Qeveria per te lehtesuar kete proces, perfshiu edhe bonot e privatizimit si dhe uli taksen e ndikimit ne infrastrukture nga 2% ne 0.5%. Kujtoj se ka afate kohore dhe ato duhet te zbatohen", theksoi drejtori i ALUIZNI-t per Tiranen. Nderkohe qe nga procesi i legalizimit pritet qe te perfitojne kompensim ne vlere monetare pronaret e ligjshem te tokave. Pas mbylljes se procesit, muajin e ardhshem, pritet qe te nise perllogaritja per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Behet fjale se rreth 2000 pronare mund te perfitojne demshperblim ne vlere monetare per token e zene nga fondi prej 10 milione eurosh, te mbledhura nga procesi i legalizimit. Para te cilat do te shkojne per demshperblimin financiar per pronaret te cilet nuk mund te marrin dot fizikisht me pronen e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›