E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet dosjet te bllokuara prej 1 viti

Nga muaji gusht i vitit te kaluar rezulton ne fakt se nuk jane derguar me dosje legalizimesh te objekteve ndertese per miratim ne Keshillin e Ministrave. Drejtoria Rajonale e Tiranes ka qene gjashte muaj pa drejtor dhe kreu i komanduar nuk kishte te drejte firme. Kjo ka bere qe puna te paralizohet. Po e njejta gjendje paraqitet dhe ne Drejtorine e Pergjithshme. Kjo drejtori pergatit vetem dosje te shtesave te pallateve. Ndersa jane pergatitur dhe miratuar dosjet per shtesat ne njesite e kryeqytetit 1-7 ende nuk ka nisur procesi per njesite 8-11. Ne total jane bere mbi 270 mije kerkesa per legalizimin e objekteve informale nder te cilat jane verifikuar ne terren vetem 113 mije. Procesi ka ngecur ne dergimin e dokumenteve nga ALUIZNI dhe institucionet e tjera tek qeveria qe miraton lejen e legalizimit. Deri ne qershor te vitit te kaluar ishin derguar per miratim 54 mije dosje legalizimi dhe nga keto jane hipotekuar 4.504 objekte ose 1.6 per qind e te gjitha kerkesave. Nderkohe parate qe po mblidhen nga procesi i legalizimit smjaftojne per kompensimin e pronareve te trojeve. Megjithese qeveria ka futur ne loje edhe pagesen me bono privatizimi qe kushtojne shume me pak se vlera e tyre nominale ne treg procesi eshte bllokuar kryesisht si pasoje e korrupsionit shume te perhapur ne administraten qendrore dhe ato rajonale. Shumica e personave qe kane bere pagesat nuk po gjejne zgjidhjen e parashikuar me ligj nderkohe qe qeveria nuk merr me vendime per lista te reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›