E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi nafta serish ndot qarkun e Fierit

FIER- Situata mjedisore ne qarkun e Fierit vazhdon te mbetet problematike. Edhe pas vales se pare goditese te ARMM Agjencise Rajonale te Mbrojtjes se Mjedisite cila u shoqerua me kontrolle te rrepta dhe penalizime te disa njesive vendore situata nuk ka ndryshuar.Kanalet lumenjte e bregdeti jane shnderruar ne fushe-grumbullimi te mbetjeve dhe inerteve. Numrin e madh te pacienteve me fenol dhe helme ne gjak dhe shkallen e larte te paaftesise shendetesore te banoreve te zones naftembajtese tashme e deklarojne edhe vete institucionet por ajo qe te cudit eshte shurdheria dhe heshtja institucionale ndaj shkaktareve u shpreh nje naftetar i kesaj zone.Tokat tona prodhimet shendeti yne vazhdojne te demtohen nga interesat e industrialisteve te cilet marrin shume dhe nuk japin asgje vijon ai.

Lumi i Gjanices vazhdon te lengoje nen peshen e inerteve plehrave dhe mbetjeve industriale. Askush nuk po e ndal kete masaker mjedisore pasojat e se ciles po i vuan turizmi dhe ekonomia.

Drejtori i agjencise rajonale te Mjedisit Sajmir Hoxha pohon per median se ne bashkepunim me komunat jane marre masa per vend-grumbullimin e mbetjeve. Pas fazes se kontrolleve ne terren dhe detyrimin e njesive vendore per miratimin e fushe-grumbullimit te plehrave kemi filluar fazen e dyte mekontrollin faktik te fushave te plehrave ne lidhje me standartet dhe parametrat teknike deklaron Hoxha. Sipas tij vala ndeshkuese ndaj njesive vendore dhe subjekteve ndotese do te vazhdoje. Rreth 200 subjekte private nder me kryesoret kompanite e naftes jane futur ne rrethin e verifikimit te inspektoreve mjedisore. Qellimi yne eshte paisja e subjekteve me leje mjedisore dhe standardizimi i lejeve te vjetra tha Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›