Legalizimi i martesave gay? Si martesa e njeriut me kafshë
Një zyrtar i Partisë Konservatore britanike, Xhejms Mallif, anëtar kabineti i Këshillit Rajonal të kontrolluar nga konservatorët, po përballet me thirrjet për tu larguar nga partia, pas deklaratës së tij pikante kundër martesave gay. Ai ka sugjeruar se legalizimi i martesave gay është sikur të legalizosh martesat mes njerëzve dhe kafshëve. Ai mund të përjashtohet nga partia, pasi Kryeministri David Kameron i mbështet martesat gay. Zyrtarët e Partisë Konservatore, menjëherë kanë marrë masa kundër Xhejms Mallif, i cili u pezullua nga Këshilli për këshillim të gabuar dhe tërësisht të papranueshëm në Tëitter. Komenti i tij u bë pasi, sipas The London Evening Standard, z. Mallif po i përgjigjej ish-deputetit konservator, Pol Gudmen, i cili e kishte pyetur nëse legalizimi i martesave gay do të çonte në ligjërimin e multi-martesave Sharia.