Fyle në Serbi: Topi është në anën tuaj

Vetëm pak ditë pas publikimt të progress raportit, komisioneri europian për zgjerimin Stefan Fule, ka ripërsëitur vendimin për Serbinë dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Fule vizitoi të premeten Beogradin duke ruajtur presionin ndaj Serbisë, pas takimit me zyrtarët e lartë.
“Topi është në anën tuaj, kur të keni bërë progres, Komisioni Evropian do të rekomandojë datën për bisedimet e pranimit” deklaroi fule pas takimit me kryeministrin serb, Mirko Cvetkoviç. Krahu ekzekutiv i BE-së, tha të mërkurën se Serbia do të njihej zyrtarisht si kandidate për në BE, vetëm po qe se rikthehet në tavolinën e bisedimeve për të negociuar çështjet teknike me Kosovën. Beogradi i ndërpreu bisedimet në shtator pas përpjekjes së Kosovës për të vendosur kontrollin në veriun e rebeluar nga serbët. Fyle dekalroi se raporti i Komisionit Evropian ka bërë të qartë se ka një prioritet për Serbinë, dialog dhe marrdhënie më të mira me Kosovën. “Mesazhi ka qenë i qartë. Shfrytëzojeni momentin që keni në dorë për të bërë reformat dhe për t`u fokusuar tek prioritetet që janë përcaktuar”, tha ai.
Fule është takuar edhe me presidentin serb Boris Tadic. Ky i fundit ka dekalruar se shumë shpjet do të miratojë ligjin kundër diskriminimit të minoritetve etnike.
“Kjo pikë është e lidhur me fqinjësinë me Hungarinë, e cila do të sqarohet nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve bilaterale, pro dua të riafirmoj se ky ligj ishte brenda stadanreteve europiane, duke respektuar çdo minoritet nga më i madhi deri tek më i vogli në Serbi” ka thënë Tadiç.