Legjenda e Realit: Për mua Leo Messi, Messi, Messi

Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos ka dhënë një deklaratë që nuk mund të ju ketë pëlqyer tifozëve të ish skuadrës së tij. Carlos tha se për të Barcelona mbetet skuadra më e mirë në botë dhe se Lionel Messi është i pakrahasueshëm me të tjerët.
"Për mua ekziston Barcelona si një skuadër që është në nivel më lartë se të tjerat. Kriza e javëve të fundit ka zbehur pak famën e saj, por për mua mbetet skuadra më e frikshme. Sa i përket lojtarit më të mirë në botë, unë mendoj se janë tre lojtarë, Lionel Messi, Messi dhe Messi.
Ai është një lojtar që i ka të gjitha, të tillë lojtarë nuk e di nëse ka patur ndonjëherë sepse tani nuk ka. Ronaldo është fantastik por se superioriteti i tij është i përqëndruar në forcën fizike. Dua që në fund të këtij edicioni Neymar ti bashkohet Barcelonës. Mendoj se gjasat për këtë janë 90%. Ai do të përshtatej shumë me Messin" deklaroj Carlos./Indeksonline/