E Diel, 1 Nëntor 2026

Superpipo, goli i parë në Europë kundër TeutësNjë sulmues i dobët në fizik dhe vetëm 22 vjeç, atehere Filipo Inzagi do të provonte të shënonte golin e parë në arenën ndërkombëtare për klube. Golin e tij të parë ndërkombëtar e ka shënuar pikëris

Filipo Inzagi me 300 gola të realizuar gjatë karrierës së tij si lojtar profesionist hyri në historinë e futbollit italian, por “Superpipon” e lidh një statistikë historike me futbollin shqiptar.

Golin e tij të parë ndërkombëtar e ka shënuar pikërisht ndaj një skuadre shqiptare, Teutës. Atëherë Pipo ishte në radhët e Parmës dhe shorti i Kupës së Kupave e vuri përballë skuadrën italiane përballë Teutës.

Parma i fitoi të dy takimet, si në Tiranë (0-2) ashtu dhe në Itali (2-0). Pikërisht në ndeshjen e dytë shënoi Filipo Inzagi, njëherësh edhe goli i tij i parë në Europë. Pipo e kujton shpesh këtë fakt, madje e ka bërë këtë gjatë një interviste të dhënë për faqen zyrtare të UEFA-s.

Një sulmues i dobët në fizik dhe vetëm 22 vjeç, atehere Filipo Inzagi do të provonte të shënonte golin e parë në arenën ndërkombëtare për klube.

Më 28 shtator 1995, Parma luante në fushën e saj ndeshjen e kthimit ndaj Teutës, për turin e dytë paraleminator të Kupës së Kupave. Takimi i luajtur në Tiranë, më 14 shtator 1995, kishte dalë 2-0 për italianët, që ishin thuajse të kualifikuar, duke pasur në organikë edhe yje të kalibrit Stoiçkov.

Inzagi u fut në fushë si zëvendësues dhe shënoi golin e dytë për dukalët në minutën e fundit. Që nga ai moment, nisi karriera e golshënuesit më të mirë në arenën europiane për klube. "Unë e kujtoj shumë mirë golin e parë, atë kundër Teutës në Kupën e Kupave", thotë Inzagi për uefa.com.

"Ishte një gol i rëndësishëm, pasi ishte i pari në një ndeshje europiane dhe unë realizova në minutën e fundit. Askush nuk do ta harronte golin e parë në europian"

E Hene, 16 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›