Lehmann, i pavendosur

Edhe pse ka mbushur 40 vjeç, portieri gjerman Jens Lehmann nuk e ka ndërmend të pushojë së luajturi. Sigurisht ai do të largohet nga Stuttgart në fund të sezonit, por ish portieri i Arsenalit nuk e ka përjashtuar mundësinë që të vazhdojë të mbrojë.
“Në fund të sezonit sigurisht se do ta lë Stuttgartin. Të mbetem aty nuk do të ishte korrekte ndaj Sven Ulreich e Alexander Stolz, dy portierë që mezi presin të luajnë. Po planifikoj pensionimin, por nuk e kam marrë ndonjë vendim definitiv. Po zbavitem duke luajtur ende”, tha Lehmann për tabloidin gjerman Bild.