Leja e ndertimit, tani per 45 dite
Qeveria miratoi diten e djeshme projektligjin per planifikimin e territorit, i cili vendos nje baze teresisht te re ligjore per kete proces. Ky draft i rendesishem do te sanksionoje afatin 45 ditore per kthimin e pergjigjes, per sa i perket dhenies se pergjigjes per nje leje ndertimi. Sipas Berishes, projektligji per planifikimin e territorit, i cili perfaqeson Kushtetuten, e planifikimit dhe administrimit te territorit, eshte produkt i nje diskutimi te gjere me te gjitha grupet e interesit, projekt i cili vendos ne nje baze te re teresisht ligjore, procesin e planifikimit dhe administrimit te territorit, i jep nje organizim te ri trajtimit te ketij problemi dhe zgjidhje bashkekohore. Kryeministri Berisha deklaroi se ky draft heq te gjitha pengesat burokratike, qe deri me sot me vonesat dhe me mospercaktimet, kane nxitur ilegalitetin dhe ndertimet ilegale. "Aty kemi perfshire edhe amendimin ku leja e ndertimit nuk mund te kete mbi 45 dite vonese dhe parimin "heshtja eshte miratim", por ligji ka nevoje te specifikoje llojet e lejeve, sepse nuk kemi te njejtin tager per lejen e ndertimit te nje pallati, lejen e ndertimi te nje resorti turistik apo nje parku industrial", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Ne kete menyre kreu i qeverise la te hapur mundesine e disa amendimeve ne kete ligj, nga ana e deputeteve ne komisionet parlamentare. Sipas kryetarit te qeverise, specifikimet duhet te behen per te luftuar me tej burokracine dhe per te percaktuar linja te qarta, te cilat do te duhen te ndiqen mire.