Arrestohet këngëtarja Liljana Kondakçi

Arrestohet në Greqi këngëtarja e njohur shqiptare, Liljana Kondakçi.
Liliana Kondakçi u arrestua në një banesë e cila ishte marrë me qira prej disa të afërmve të saj.
Policia deklaroi se në ngarkim të 58-vjeçares kishte dalë një urdhër arresti i prerë pas vendimit të Gjykatës së Selanikut që e shpallte person në kërkim për qëllime ekstradimi.
Gjithsesi Kondakçi nuk do të ekstradohet menjëherë drejt Italisë pavarësisht një urdhri ndërkombëtar shpërndarë në të gjitha vendet e BE për ta shpallur atë në kërkim.
Konfirmohet se pas Pashkëve, Gjykata e Selanikut do të mblidhet për të verifikuar kërkesën për ekstradim dhe pasi të dëgjojë edhe argumentet e të kërkuarës dhe mbrojtësit të sja ligjor, do të vendosë nëse do të dërgohet me pranga drejt Italisë.
Këngëtarja e njohur akuzohet nga drejtësia italiane se është përfshirë në trafik lëndësh narkotike.
Më 18 maj të vitit 2006, Liliana Kondakçi ishte arrestuar nga policia italiane siç raportoi atëherë agjencia e lajmeve Ansa, pasi u gjet në një makinë me të cilën lëvizte në Katanxharo pranë Kalabrisë, me tre kilogramë e 300 gramë kokainë.