Bolonjë, katër shqiptarë në pranga me 8 kg kokainë
Skuadrat e antidrogës në policinë e Bolonjës kanë vënë në pranga 12 persona të akuzuar për mbajtjen dhe trafikimin e 8 kileve kokainë të pastër.
Katër nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe mes tyre mësohet se është edhe një i mitur.
Shefi i grupit mësohet se ka qenë Roland Turku, 26 vjeç, shqiptar i cili mbante lidhje direkte me bashkëpunëtorët në Holandë për linjat e trafikimit të drogës.
Policia pohon se edhe dy shqiptarë, bashkëpunëtorë të Roland Turkut janë arrestuar ndërkohë që ran ë pranga edhe një i mitur. Aksioni është zhvilluar në Bologna dhe Veneto. Të arrestuarit tjerë janë Ervin e Doza Leka, njëri prej të cilëve ishte inxhinjer elektronik.
Në banesën e tyre në Bologna, afër Budrio, policia tha se ka sekuestruar 6 pako me kokainë me peshë 8 kilogramë si dhe një sasi kesh në 45 mijë euro.