E Diel, 1 Nëntor 2026

Leje 5-vjecare per qendrim ne Greqi 8 kushtet qe duhen plotesuar



Cfare duhet te kene me vete emigrantet shqiptare qe aplikojne per te marre nje leje qendrimi afatgjate
Sa duhet te jene te ardhurat e aplikantit. Cilat jane kushtet e tjera qe duhet te plotesohen nga emigrantet

Artan CENA
ATHINE - Ndersa kriza ekonomike ne Greqi eshte duke u renduar kriteret e emigranteve per te fituar leje afatgjate jane thjeshtuar dhe ky eshte i vetmi inkurajim ne te gjithe problematiken e krijuar vitin e fundit. Kusht kryesor per kete kategori emigrantesh qe jane rreth nje e katerta e numrit te emigranteve qe ndodhen gjithsej ne territorin helen eshte qe prane bashkive te paraqesin dhe deshmine e njohjes se gjuhes historise dhe kultures greke si dhe taksen prej 600 eurosh.
KUSH PERFITON
Per te marre nje leje qendrimi 5-vjecare ne Greqi duhet qe te pakten te keni jetuar pese vjet ligjerisht ne shtetin helen dhe pa nderprerje. Nese gjate ketyre pese viteve jeni larguar jashte Greqise nje here per me pak se gjashte muaj periudha e largimit nuk zbritet nga afati pesevjecar. Ne qofte se jeni larguar jashte Greqise per me shume se gjashte muaj pa nderprerje duhet te prisni derisa te plotesohen muajt qe jeni larguar dhe atehere paraqitet kerkesa per aplikim. Nese gjate periudhes 5-vjecare jeni larguar disa here nga Greqia per nje periudhe kohore ne total me pak se dhjete muaj kjo periudhe nuk zbritet nga afati 5-vjecar. Nese nje emigrant eshte larguar nga Greqia per nje periudhe kohore me shume se 10 muaj ne total atehere duhet te prisni derisa te plotesohen muajt qe jeni larguar per te paraqitur kerkesen per aplikim.
PROVIMET
Njohja e gjuhes kultures dhe historise se nje vendi eshte nje faktor baze per tu pajisur me leje qendrimi afatgjata ne shume vende te botes. Por fakti qe kjo metode kerkohet te aplikohet dhe ne Greqi eshte disi paradoksal pasi menyra se si eshte projektuar le shume per te deshiruar. Statusi i rezidentit afatgjate eshte kthyer ne nje deshmi deshtuese nga viti ne vit sepse vete pjesemarrja e emigranteve eshte nje shifer mjaft demoralizuese. Sigurisht qe provimet qe japin emigrantet nuk jane shume te veshtira. Numri kalues i emigranteve eshte relativisht i madh por besoj se per kete ndikon fakti qe shume emigrante ndodhen prej vitesh ne territorin grek vite keto te mjaftueshme per te mesuar shume rreth vendit qe kane zgjedhur per te jetuar dhe punuar. Por nuk mjafton vetem deshmia e gjuhes per tu pajisur me leje qendrimi 5-vjecare. Nje tjeter kusht mjaft i rendesishem eshte qe emigranti ne fjale te jete ne marredhenie pune madje te ardhurat e tij vjetore te jene mbi 8500 euro. Ne keto kohe krize eshte mjaft e veshtire qe te sigurosh nje vertetim pune e jo me kesisoj te ardhurash. Vec dokumentit nga zyra e tatimeve si dhe shumes prej 400 ensimash per leje qendrimi te varur dhe 300 ensimash per leje qendrimi te pavarur emigranti duhet te paguaje takse 600 euro per te perfituar statusin e rezidentit afatgjate.

Dokumentet qe duhet te keni me vete
1 Fotokopje e te gjitha faqeve te pasaportes e cila duhet te jete e vlefshme. Nese brenda 5 vjeteve te fundit kishit me shume se nje pasaporte atehere duhet te fotokopjoni edhe pasaportat e vjetra.
2 Leja e qendrimit aktuale qe keni nuk duhet te kete skaduar ose duhet te keni vertetimin qe tregon se keni aplikuar per rinovimin e lejes se qendrimit.
3 Duhet te keni me vete nje kopje te Detyrimeve Tatimore Ekatharistiko te dy vjeteve te fundit. Nese nuk dispononi Ekatharistiko atehere mund te aplikoni per lejen e qendrimit duke dorezuar formularin e aplikimit te te ardhurave vjetore forologjiki dilosi.
4 Vertetim nga IKA ose TEVE se ju dhe familja juaj jeni te siguruar per mbulimin e sherbimeve shendetesore eshte fjala per librin e shendetit-vivliario igjias.
5 Kontrate shtepie qe keni marre me qira e noterizuar ose kontrata e shtepise qe keni blere perseri e noterizuar fotokopje e noterizuar-epikiromeno andigrafo. Nese banoni ne nje shtepi qe ua kane dhene falas pa qira atehere duhet te merrni nje vertetim nga pronari i shtepise te noterizuar nga Eforia tek e cila pronari i baneses ben deklarimin e te ardhurave vjetore. Vertetimi duhe te theksoje se banoni atje falas.
6 Vertetim qe keni mbaruar te pakten gjimnazin ne Greqi ose vertetim qe keni kryer kursin e mesimit te gjuhes greke. ne shume bashki eshte falas.
7 Tre fotografi me ngjyra
8 Te keni me vete 600 euro.

Angli rregulla te reja per emigrantet tashme me sistem pikesh
TIRANE - Rregulla te reja per emigrantet te cilet duan te jetojne ne Britanine e Madhe. Me ligjin e ri te emigracionit qe do te hyje ne fuqi pas pak muajsh janar 2011 tani emigrantet ndahen ne pese kategori. Kategoria e pare eshte ajo e emigranteve te kualifikuar qe do ta kene me te lehte marrjen e dokumenteve ndersa e fundit eshte ajo e emigranteve te perkohshem. Sic eshte bere e ditur qeveria britanike e kryeministrit Devid Kameron po vijon reformimin e ligjit te emigracionit duke futur sistemin e pikeve te njejte me ate kanadez per te gjithe ata qe duan te punojne apo studiojne ne Britani. Ligji i ri i emigracionit qe hyn ne fuqi fillim vitin e ardhshem i klasifikon aplikantet ne pese kategori ne baze te pikeve qe do te mbledhin. Ne kategorine e pare bejne pjese te gjithe emigrantet e kualifikuar te cilet nese aplikimi per vize pune eshte i suksesshem mund te qendrojne se bashku me familjet me shume se dy vjet.
Emigrantet me ftese pune perbejne kategorine e dyte por ata kane te drejten e bashkimit familjar pas pese vitesh. Ndersa aplikantet qe nuk jane te kualifikuar renditen ne kategorine e trete duke u lejuar te qendrojne ne Britani maksimumi nje vit por nuk kane te drejten e bashkimit familjar. Studentet perbejne kategorine e katert. Pasi ata do te jene te suksesshem ne aplikimin e vizes nuk mund te ndryshoje universitetin qe i ka pranuar por mund te terheqin familjaret per te gjithe kohen qe kryejne studimet. Grupi i peste dhe i fundit perbehet nga emigrantet e perkohshem qe mund te jene artiste apo vullnetare qe nuk shkojne ne Britani per arsye ekonomike. Ata mund te qendrojne ne shtetin ishullor jo me shume se dy vjet. Mosha e tyre duhet te jene 18 deri 30 vjec. Kjo kategori nuk mund te kryeje bashkim familjar.
Ligji i ri parashikon se te gjithe personat qe do te pajisen me vize punesimi duhet te lene nje garanci monetare ne zyren e emigracionit ne vendin e origjines ne forme sigurie ndaj autoriteteve te emigracionit qe aplikanti do te kthehet ne vendin e origjines. Gjithashtu aplikantet do te vleresohen me pike ne testin e gjuhes angleze ne baze te moshes profesionit dhe me kryesorja nevojes se tregut britanik per punen qe mund te kryejne.

8 Nentor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›