E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata per Autonomi Vendore apel kryeministrit te ndryshoje projektligjin



Lizeta Duro
Shoqata per Autonomine Vendore ne emer te 100 bashkive te medha dhe komunave qe perfaqeson i ka bere dje nga qyteti i Pogradecit apel kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha te terheqe nga Kuvendi i Shqiperise projektligjin mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore. Sipas tyre ky eshte sulmi me i fundit i qeverise Berisha kunder qeverive vendore qe dhunon Kushtetuten dhe autonomine vendore ne Shqiperi si dhe synon ti coje ne falimentim bashkite dhe komunat e drejtuara nga opozita. Projektligji mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore i cili po shqyrtohet aktualisht ne Kuvendin e Shqiperise synon tu hedhe ne kurriz qeverive vendore barren financiare te korrupsionit me kasat fiskale. Ne njohim te drejten e bizneseve qe ti blejne kasat me nje cmim te perballueshem per ta dhe jemi dakord me kompensimin nga buxheti i shtetit. Nese miratohet ky projektligj do te rrenoje buxhetet e bashkive dhe komunave duke iu shkaktuar atyre rreth 90 humbje ne te ardhurat e veta. Ne disa bashki humbjet ne buxhetin vendor do te arrijne deri ne 140 - thane perfaqesuesit e Shoqates per Autonomine Vendore. Ne deklaraten e tyre ata shprehen se ky projektligj eshte nje tjeter shprehje e dhunshme e kryeministrit per te deformuar marredheniet mes biznesit dhe bashkive duke bere korrupsion edhe ne kurriz te biznesit edhe ne dem te bashkive. Sipas tyre nga njera ane projektligji u imponon bizneseve kasa fiskale me cmimet e larta te caktuara nga kompanite qe qeveria qendrore ka licencuar arbitrarisht dhe nga ana tjeter i detyron bashkite dhe komunat te paguajne faturen per keto kasa duke treguar hapur lidhjen korruptive me biznesin e kasave.
Reagim
I pranishem ne kete takim ishte dhe kryetari i Bashkise se Tiranes njekohesisht dhe kreu i Partise Socialiste Edi Rama i cili u shpreh se ky projektligj si dhe ceshtja e kasave fiskale eshte nje veper kriminale qe tregon deshtimin e plote financiar te qeverise dhe rrenon bashkite opozitare. Kjo eshte nje veper kriminale antikushtetuese antidemokratike antiqytetare dhe barbare per te marre me dhune ate qe Sali Berisha nuk ka per ta marre. Plani eshte nje miks midis deshtimit te plote financiar te qeverise dhe planit pervers per te paralizuar bashkite. Nuk ka per ta marre fitoren e zgjedhjeve te ardhshme cfaredo qe te beje. Kulmi i gjithe kesaj historie eshte qe kryeministri flet per ulje taksash. Eshte e pavertete ulja e taksave ne teresi sepse ne qofte se ka nje ulje taksash eshte vetem per me te medhenjte nderkohe qe te gjitha shtresat me poshte sesa biznesi i madh paguajne me shume taksa sot se ckane paguar pese vjet me perpara - tha Rama. Sipas Rames sot biznesi i vogel paguan 10 te takses se sheshte paguan 20 TVSH paguan edhe detyrimet e pushtetit vendor. Kreu i Bashkise se Tiranes u shpreh gjithashtu se projektligji duke grabitur buxhetet e bashkive shpreh korrupsionin e qeverise dhe momentin e kthimit te timonit nga grabitja e bizneseve te grabitja e qytetareve si dhe ka qellimin e qarte qe me nje gur te vrase dy zogj nga njera ane ti marre te gjitha fitimet e parashikuara nga ky korrupsion dhe nga ana tjeter ti godase ne menyre fatale bashkite opozitare duke synuar paralizimin e plote te tyre per ti marre rob ne prag te betejes elektorale.
Kerkesat
Shoqata per Autonomi Vendore vec kerkeses per te terhequr nga Kuvendi i Shqiperise projektligjin mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore i kerkoi gjithashtu kryeministrit Berisha te mundesoje brenda dites se enjte nje tryeze ne nivel te larte perfaqesimi mes qeverise qendrore dhe perfaqesuesve te opozites ne pushtetin vendor per te diskutuar buxhetin vendor ne paketen fiskale per vitin 2011. Projektligji i detyron bashkite e komunat te blejne kasat per biznesin e vogel te klientet e qeverise Berisha. Ky eshte nje rast flagrant ku korrupsioni qe ka mberthyer pushtetin aktual prek drejtpersedrejti sherbimet qe pushteti vendor u ofron qytetareve. Projektligji i propozuar eshte nje pershkallezim i sulmeve te kesaj qeverie ndaj bashkive dhe komunave te opozites ne prag te zgjedhjeve vendore te vitit 2011. Shoqata per Autonomi Vendore i ben thirrje Berishes te mos e shprehe deshtimin me sulme ndaj autonomise vendore dhe te mos pengoje punen e tyre ne sherbim te qytetareve - u tha ne deklarate. Sipas Shoqates ky projektligj eshte ne vazhden e sulmeve te tjera te ngjashme te koheve te fundit sic eshte tagri qe iu dha ministrit te Financave per te bllokuar ne cdo kohe buxhetet vendore si dhe propozimi qe bizneset me qarkullim vjetor mbi 2 milione leke te paguajne TVSH. Sipas kesaj shoqate nese keto kerkesa nuk do te realizohen perfaqesuesit do te pershkallezojne aksionet e protestes ne mbrojtje te se drejtes dhe detyrimit te tyre per ti sherbyer qytetareve.

8 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›