E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimet tani pasaporte biometrike brenda 3 ditesh



Artan CENA
TIRANE - Nje dritare e re eshte hapur per qytetaret shqiptare te cilet kane nevoje urgjente per nje pasaporte biometrike. Ministria e Brendshme ka njoftuar dje se duke nisur qe nga e hena 8 nentor kompania franceze Aleat ofron nje sherbim ekspres per te bere pasaporten biometrike por jo me cmimin e zakonshem. Nese nje qytetar shqiptar deshiron qe te marre nje pasaporte brenda 3 ditesh atehere i duhet te paguaje nje shume prej 15 mije lekesh. Me kete tarife te re pasaporta behet ne afatin me te shpejte dhe ne oren 1600 te dites se trete qytetari mund ta terheqe ate ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Per kete lloj procedure mund te aplikojne te gjithe qytetaret shqiptare por vetem ne sportelet qendrore te Postes Shqiptare dhe ne sportelet e kompanise Aleat ne njesite bashkiake 3 4 dhe 10.
PRODHIMI
Ministria e Brendshme njoftoi gjate dites se djeshme se nga dita e neserme e hene do te nise nje sherbim i pershpejtuar per te gjithe qytetaret shqiptare rreth pasaportave biometrike. Pasaportat do te prodhohen ne afatin kohor prej 2-3 ditesh prane njesive bashkiake 3 4 dhe 10 ne Tiaren dhe se do te terhiqen prane Drejtorise se Policise se Qarkut te Tiranes. Ministria e Brendshme njofton se duke filluar nga dita e hene date 8 nentor 2010 kompania Aleat do te ofroje per qytetaret shqiptare sherbimin e ri te pershpejtuar te pasaportes biometrike. Ministria njofton me tej se te gjithe te interesuarit per nje sherbim te tille mund te blejne kundrejt shumes 15 mije leke kuponet per procesin te pershpejtuar te pasaportes biometrike ne zyren qendrore postare te Tiranes dhe ne zyren postare te Njesise Bashkiake Nr. 3 ne Tirane.
APLIKIMI
Sa i perket aplikimit kjo sipas Ministrise u mundesohet te gjithe shtetasve te Republikes se Shqiperise por do te kryhet vetem prane zyrave te Aleat ne njesite bashkiake 3 4 dhe 10 te Tiranes. Aplikimi do te vendose dhe kohen e prodhimit te pasaportes. Keshtu ne rast se aplikohet deri ne oren 1100 pasaporta do te prodhohet per dy dite pune nese aplikohet pas ores 1100 pasaporta do te prodhohet per 3 dite. Pasaportat e prodhuara ne menyre te pershpejtuar do te mund te terhiqen nga qytetaret cdo dite ne oren 1600 ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane.

Kontrollet e KLD-se gjenden shkelje ne gjykatat e Tiranes
TIRANE - Inspektoret e KLD-se kane gjetur nje seri shkeljesh ne Gjykaten e Tiranes si dhe ne ate te Apelit. Pas perfundimit te inspektimit ne kete organ sipas burimeve nga KLD-ja behet e ditur se ne Gjykaten e Shkalles se Pare te kryeqytetit civile dhe penale gjyqtaret kane bere nje sere shkeljesh. Gjate qendrimit disaditor ne keto dy godina inspektoret kane nxjerre shkelje ne mosrespektimin e gjyqtareve te orarit te ardhjes ne pune gjykimin e ceshtjeve penale dhe civile ne zyrat e tyre dhe jo ne sallat perkatese qe kane qene bosh. Gjithashtu inspektoret kane verejtur shkelje edhe ne veshjen e gjyqtareve qe gjate zhvillimit te seancave nuk kane veshur pelerinen e duhur dhe se nje tjeter ngerc ne kete gjykate ka qene edhe shtyrja e orareve gjyqesore. Por edhe ne Gjykaten e Apelit ne Tirane inspektoret kane gjetur te njejtat shkelje qe jane kryer nga gjyqtaret. Keshtu sipas te njejtave burime mesohet se nuk do te perjashtohen marrje te masave disiplinore per gjyqtaret qe kane shkelur etiken e gjyqtarit si ne Shkallen e Pare ashtu edhe ne ate te Apelit. Nga burimet e KLD-se mesohet se po inspektohen edhe gjykatat e Lezhes e Durresit dhe se edhe per keto pritet te kete nje raport nga inspektore te KLD-se. Ndersa inspektime te befasishme do te kete ne te gjitha gjykatat e Shkalles se Pare dhe te Apelit per te verifikuar oraret e ardhjes se gjyqtareve ne pune te respektimit te orarit te gjyqit veshja si dhe salla ku gjykohen ceshtjet civile dhe penale. Ndersa emrat e togave te zeza qe kane kryer shkelje te renda do ti dergohen per mase Ministrise se Drejtesise.

Ceku 1 milion gjykata liron 5 te arrestuarit
DURRES - Gjykata Shkalles se Pare ne Durres ka lene te lire dje pese te arrestuarit e superaksionit policor te koduar Ceku 1 milion. Trupi gjykues kryesohej nga gjyqtari Astrit Faqolli ndersa Akuza nga Edmond Koloshi. Gjate seances ne asnje moment nuk eshte permendur se personat e ndaluar nga policia kishin ushtruar veper penale. Me kerkesen derisa te zgjidhet plotesisht ceshtja prokuroria i ka kerkuar trupit gjykues 1 muaj burg per Edmond Temalin dhe detyrim paraqitje per kater te arrestuarit e tjere. Kerkesa e prokurorise eshte kundershtuar nga avokatet te cilet kane argumentuar para togave te zeza se arrestimi i klienteve te tyre eshte i paligjshem dhe se posedimi i kartemonedhave nuk perben shkelje ligjore pasi nuk jane ne qarkullim. Te irrituar per arrestim te paligjshem dhe pa kryer asnje veper penale kane reaguar edhe te arrestuarit. Nazmi Zeneli dhe Hysni Ibrahimi jane shprehur se kishin ardhur ne Shqiperi per te pare nga afer rrugen Durres-Kukes. Personi i trete nga Maqedonia Zaim Bajramaj i cili eshte hoxhe ne Shkup ka deklaruar se kishte ardhur ne Shqiperi per arsye shendetesore.
Dy dite me pare Policia e Durresit njoftoi se ne dy automjete u gjeten dhe sekuestruan 101 bono me vlere totale 101 milione dollare.

Kreu i OMONIA-s ne Korce mohon dhunimin e varreve
KORCE - Kryetari i OMONIA-s per degen e Korces Naum Disho ka mohuar qe te jene prekur varret ne lidhje me ndertimin e rrugices se betonit mbi varrezat e vjetra ne Boboshtice. Ne nje komunikim me gazetaret Disho pretendoi se rrugica eshte ndertuar mbi rrugen ekzistuese dhe se memoriali per nderimin e ushtareve greke eshte ndertuar me pelqimin e banoreve te zones. Sipas Dishos pamje ne ekranet televizive ku shfaqen eshtra te dala nga toka pas ndertimit te memorialit jane improvizime. Ne emer te OMONIA-s ai denoi djegien e kurorave te vendosura me rastin e festes se clirimit te Greqise ne memorialin ne Boboshtice te Korces por nuk pranoi te fliste per tjeter gje. Nderkaq Prokuroria e Korces ka mbledhur materiale qe mund ta cojne ceshtjen ne gjykate megjithese i vetmi person i akuzuar deri tani eshte punetori Alqi Koroveshi qe ka punuar ne rrugicen e betonuar dhe qe ka pranuar se eshte paguar nga OMONIA. Prokuroria ka pyetur edhe banoret e Boboshtices te cilet kane pohuar dhunimin e varreve dhe nxjerrjen e eshtrave.
Prej ditesh Boboshtica eshte perfshire ne debat pas ankeses qe bene publike ne media banoret e fshatit me pretendimin se Memoriali i ndertuar per ushtaret greke ka shkaterruar totalisht varret e prinderve dhe gjysherve te tyre.

Shperthen kompresori ne port 2 te plagosur
DURRES - Nje shperthim i fuqishem ka ndodhur pasditen e djeshme ne Portin e Durresit. Sic mesohet ngjarja ka ndodhur kur ka plasur nje kompresor ne prej kontejnereve qe ndodhej ne territorin e portit. Nga ky shperthim mbeten dy punetore te plagosur. Ata kane marre plage te ndryshme dhe jane derguar ne spital ku jane nen kontrollin e mjekeve. Burimet policore nga qytetit bregdetar thane se dy te plagosurit jane Skender Demiraj 40 vjec dhe Petraq Gogoli 46 vjec. Nga hetimet e para eshte mesuar se incidenti ka ndodhur gjate instalimit te disa pajisjeve te renda ne zonen e terminaleve te kontejnerit ndersa policia e Durresit shkoi ne vendngjarje duke nisur hetimet.

Digjet shtepia flaket djegin dhe te zotin e baneses
DEVOLL - Nje person ka humbur jeten pasditen e djeshme si pasoje e nje zjarri te rene ne banesen e tij. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje fshat te Devollit dhe viktima eshte 49-vjecari Arben Celiku. Burime nga policia lokale qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes ne fshatin Bracan kane bere te ditur se zjarri ka qene aksidental. Viktima kishte harruar nje qiri te ndezur dhe ky eshte shkaku fillestar qe solli dhe ngjarjen e rende. 49-vjecari Celiku mesohet se jetonte vetem ne banese. Ai nuk e ka vene re zjarrin dhe me pas eshte asfiksuar nga tymi. Por flaket kane perfshire tere banesen duke sjelle dhe vdekjen e tij.

8 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›