Fyle debaton me Zhozef Doll mbi raportin per Shqiperine
Gjate takimit ne Bruksel me teme Ballkani ne zemer te Europes komisioneri europian per Zgjerimin Shtefan Fyle ka debatuar me kryetarin e Partive Popullore Europiane Zhozef Doll per raportin mbi situaten politike ne Shqiperi. Ndersa Doll ka vleresuar punen e qeverise dhe vecanerisht gatishmerine e saj per te zgjidhur krizen politike ne Shqiperi komisioneri Fyle eshte shprehur se Shqiperia nepermjet raportit mori ate qe meritonte. Duke iu referuar opinionit te KE-se per statusin e Shqiperise Doll theksoi se hartuesit e tij nuk e kishin vizituar Shqiperine dhe se nuk kishin zhvilluar takime me te gjitha forcat politike per te pare se si qendron problemi i ngercit politik. Me tej ai e akuzoi opoziten per bllokim te punes se Kuvendit. Pakenaqesi per raportin shprehen gjate fjales se tyre ne kete takim edhe kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Topalli. Ata thane se ka pasur mungese transparence nga ana e Komisionit Europian ndersa Topalli ka bere te ditur se Kuvendi ka punuar dhe se ka miratuar nje numer te konsiderueshem projektligjesh. Persa i perket krizes politike Berisha eshte shprehur se ai dhe qeveria e tij i kane bere shume leshime opozites.
Debati
Gjate fjales se tij ne kete konference kryetari i Partive Popullore Europiane Zhozef Doll u shpreh se opozita ne Shqiperi ka bllokuar punen e Kuvendit. Ai tha se nuk eshte normale te bojkotohet Kuvendi. Sipas kryetarit Doll opozita dhe maxhoranca duhet te bashkepunojne per ndertimin e demokracise pasi per te ndertuar demokracine jane pergjegjese te gjitha forcat politike ne vend. Ndersa komisioneri Fyle e ka vene theksin te lista e kritereve te bera publike ne raportin e KE-se per Shqiperine dhe qe duhen permbushur nga qeveria shqiptare ne menyre qe kerkesa per statusin te rishqyrtohet vitin e ardhshem. Ne duam deshmi efikase nese duam te jemi te besueshem. Ne kete pike nuk e kam problem qe te vijoj tjua perseris kete. Opinioni mbi Shqiperine e Malin e Zi eshte bazuar ne perparimin qe secili prej tyre ka bere duke mbetur realist per ato cfare mbeten per tu bere. Ne kuader te sjelljes sone qe bazohet ne besueshmeri ne kemi percaktuar disa prioritete te qarta per secilin vend qe tregojne se cfare duhet bere e ne do te shohim se si do te permbushen keto prioritete ne paketen e zgjerimit 2011 - eshte shprehur komisioneri Fyle gjate fjales se tij.
Qendrimi
Nga ana e tij kryeministri Berisha kerkoi me teper transparence nga Komisioni Europian ndersa persa i perket krizes politike ai shtoi se i ka bere shume leshime opozites. Persa i takon Shqiperise shoh se nuk ia vlen qe te kete nje rruge te shpejte e nuk ka per te pasur nje rruge te shpejte zgjerimi. Por nuk shqetesohem per kete e marr me durim si nje proces te bazuar teresisht mbi merita. E vetmja gje qe kerkoj jane marredheniet transparente. Asgje tjeter. Ne iu permbajtem transparences e me lendoni kur thoni se qeveria nuk pranoi propozimin e opozites. Ne nje kohe kur une perpara ketyre zoterinjve ketu e te tjereve kam bere kaq shume propozime e kam pranuar shume gjera - eshte shprehur Berisha.
Ndersa kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se gjate ketij viti pune ne Parlament jane realizuar 136 seanca degjimore ne komisionet parlamentare 98 grupe interesi jane ftuar e me shume se 16 institucione kushtetuese kane raportuar. Une shpresoj vertet se ne raportin e ardhshem do te reflektohen keto realitete te verteta - eshte shprehur Topalli. Komisioneri Fyle ka reaguar menjehere duke theksuar se me shume se miratimin e ligjeve Komisioni Europian kerkon zbatimin e tyre. Besueshmeria fitohet jo vec duke germuar kutite per perafrimin e legjislacionit por sidomos duke lene gjurme te besueshme per zbatimin e tyre dhe reformat e ndermarra. Vetem keto deshmi mund te garantojne ndryshimin e pritshem dhe perfitimet ndaj shoqerise - eshte shprehur Fyle.
Severin Presim pergjigje pozitive nga qeveria per oferten e fundit te PS-se
Zv.presidenti i grupit socialist ne PE Topi eshte ne fushen e qeverise
E majta europiane mirepret nismen e socialisteve per ti dhene fund krizes
Eljona Ballhysa
Te majtet europiane kane mirepritur dje propozimin e fundit te Partise Socialiste te Shqiperise per ti dhene fund krizes politike ne Shqiperi duke pranuar hetim parlamentar vetem per kutite e materialeve zgjedhore. Ne nje interviste per mediat shqiptare ne Bruksel zevendespresidenti i grupit te socialisteve ne Parlamentin Europian Adrian Severin eshte shprehur se qeveria shqiptare duhet te tregoje pergjegjshmeri dhe duhet te pranoje oferten e fundit te PS-se. Sipas Severin kusht paresor per integrimin ne BE eshte plotesimi i kriterit politik qe nenkupton bashkepunim te ngushte mes qeverise dhe opozites.
Deklarata
Ne nje demokraci qeveria nuk eshte gjithcka. Ne nje demokraci opozita eshte nje institucion publik eshte nje institucion i nevojshem dhe duhet respektuar. Njekohesisht ajo duhet perfshire ne procesin politik. Pra propozimet e fundit sugjerimet e fundit te bera nga socialistet shqiptare per te konsoliduar kesisoj ose per te arritur nje stabilitet te qendrueshem brenda vendit jane te mirepritura nga ne pra mendoj jo vetem nga socialistet dhe demokratet evropiane por edhe nga familjet kryesore politike ne Europe dhe ne kete moment presim nje pergjigje pozitive nga qeveria shqiptare. Une mendoj se ne kete moment topi eshte ne fushen e qeverise dhe per kete arsye e gjithe pergjegjesia per hapat e metejshem bie mbi qeverine shqiptare - eshte shprehur zevendespresidenti i grupit parlamentar te se majtes europiane. Ai tha se shpreson qe pergjigjja e qeverise shqiptare te jete pozitive. Pra shpresoj se pergjigjja do te jete pozitive dhe se nisur nga kjo pergjigje ne mund te punojme per te arritur nje stabilitet te mirefillte politik ne vend dhe jo thjesht nje stabilitet ne dukje. Me kete stabilitet ne mund te vazhdojme me tej me negociatat dhe mbeshtetjen e perbashket per te permbushur hapat dhe per te arritur standardet per futjen e vendit ne BE- eshte shprehur Severin. Zyrtari i larte europian sqaroi se mbeshtet raportin e KE-se per Shqiperine ndersa nxit palet qe te plotesojne kriterin paresor ate politik. Une mendoj se ne kemi nje deshire te sinqerte ta shohim Shqiperine plotesisht te integruar ne Bashkimin Europian dhe ne kuader te kesaj ne e mbeshtetem shume progres-raportin e fundit qe u prezantua nga Komisioni Europian. Megjithate eshte absolutisht e qarte se me gjithe deshiren tone per ta pershpejtuar procesin e integrimit te Shqiperise ne BE me gjithe kerkesat e miqve tane socialiste ne Shqiperi te cilet na kerkuan te pershpejtojme kete proces ne nuk mundemi qe thjesht ta fillojme kete proces perpara se te jene tejkaluar mosmarreveshjet e brendshme politike perpara se te jene zbatuar plotesisht kriteret politike te Kopenhages cka do te thote qe qeveria dhe opozita te punojne se bashku te njohin rolet e tyre respektive ne nje demokraci - eshte shprehur Severin.
Haxhinasto fton Papa Benediktin XVI te vizitoje Shqiperine
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto gjate vizites qe zhvilloi dje ne Seline e Shenjte ku u prit ne nje audience nga Ati i Shenjte Papa Benedikti XVI e ftoi ate qe ne te ardhmen te vizitoje Shqiperine. Gjate ketij takimi ministri Haxhinasto i percolli Atit te Shenjte ndjenjat e thella te admirimit dhe respektit qe populli shqiptar ka per Pontifikatin e Tij dhe per kontributin e shkelqyer qe ai jep ne shkalle universale ne drejtim te nxitjes se paqes dialogut mes kulturave e qyteterimeve dhe inkurajimit te metejshem te dinjitetit njerezor. Ministri Haxhinasto vuri ne pah harmonine dhe tolerancen fetare qe mbizoteron ne vendin tone ne marredheniet mes tre besimeve te ndryshme duke theksuar rendesine e inkurajimit te bashkebisedimit dhe mirekuptimit midis feve si pjese e dialogut mes qyteterimeve.
Gjate vizites se tij ne Vatikan ministri Haxhinasto takoi edhe sekretarin per Marredheniet me Shtetet Monsinjor Dominique Mamberti. Ne takim u diskutua mbi ecurine shume te mire te marredhenieve te Shqiperise dhe Selise se Shenjte mbi mundesite e gjallerimit dhe forcimit te metejshem te bashkepunimit te deritanishem si dhe mbi situaten dhe zhvillimet ne rajon. Dy bashkebiseduesit evidentuan vullnetin e perbashket politik per te siguruar ecurine konstante te bashkepunimit dypalesh dhe shtrirjen e tij ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle vecanerisht ne fushen e shendetesise arsimit turizmit dhe arkivave. Ministri Haxhinasto falenderoi ne menyre te vecante Seline e Shenjte per lumturimin e Nene Terezes dhe per angazhimin ne kuader te festimeve me rastin e 100-vjetorit te lindjes se sShenjtores.
18 Nentor 2010