Leka Zogu I, homazhe në nder të tij
Nga ora 10:00 deri në 12:00 të së shtunës, familjarët, të afrimit, krerët më të lartë të shtetit kryehen homazhet në nder të pretendetit të fronit mbretëror Leka Zogu I, në hollin e Parlamentit. Trashëgimtari i familjes mbretërore, Leka Zogu i II, priti ngushëllime për humbjen e të atit, nga kreu i shteti Bamir Topi, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeminsitri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ambasadorë por edhe qytarët të thjeshtë nga e gjithë Shqipëria.
Me kurora me lule, shtrëngime duarsh dhe fjalë ngushëllimesh, familja Zogu priti e përcolli dashamirësit. Stafi i RTV Ora Neës ishte i pranishëm në homazhe për të ngushëlluar familjen.
Pas homazheve në hollin e Parlamentit, trupi i të ndjerit u vendos në oborrin e kuvendit. Katër përfaqësuesit e besimeve fetare në vend u lutën për shpirtin e Leka Zogut I.
Pas këtyre nderimeve fetare, Krybashkiaku Lulzim Basha mbajti fjalimin e lamtumirës duke e vlerësuar Leka Zogun e Parë si një figurë themelore në Shqipëri.Më pas kortezhi i makinave niset drejt Sharrës, ku do të prehet pretendenti për fronin mbretëror.