Borko: Marrëveshje për linja administrative

Shefi i ekipit negocaitor, Borko Stefanoviç ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes në Bruksel ndërmjet palëve për ato që i ka quajtur “linja administrative”.
Ai ka thënë se mbrqëmë nuk kishte marrëveshje, dhe se vetëm pas garancive që ka marrë nga Bashkimi Evropian e ka pranuar marrëveshjen.
Sipas marrëveshjes, për të cilën ka folur Stefanoviç, në pikën e përbashkët do të ketë përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të
Policisë së Serbisë, një përfaqësues i Policisë së Kosovës dhe një përfaqësues i EULEX-it që do të kenë detyra të njëjta. Gjithashtu sipas tij do të ketë edhe një doganier të Kosovës që do të ketë rol mbikëqyrës.