Leka Zogu II betohet të ndjekë rrugën e familjes mbretërore

Pas betimit, Leka Zogu i II-të ka marrë flamurin dhe kapelën e familjes Zogu si shenjë për vijimin e rrugës së tyre.
Leka Zogu II ka lindur më 26 mars 1982 në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Princi Leka është i fejuar me aktoren Elia Zaharia, vajzën e aktores së njohur Yllka Mujo.
Sipas faqes zyrtare të familjes Mbretërore, Leka II u shpall trashëgimtar i fronit në vitin 2000, bas një betimi që ai bëri përpara Lekës I, në Johanesbug. Nga ajo ditë, ai zgjodhi të ishte Leka II, Princ i Shqiptarëve.
Nga viti 2004 deri në 2005-n vijoi studimet në akademinë “Royal Military Academy of Sandhurst”, në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori disa çmime, si “The King Hussein Price” dhe toga e Lekës II është shpallur si “The Sovereign’s Platoon”. Ai ka mbaruar edhe Universitetin Mbretëror Iliria, dega Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
/Start/E.B/
2011-12-03 15:32