Ceremoniali ne nder te Leka Zogut I
Përcillet për në banesën e fundit pretendenti i fronin mbretëror Leka Zogu i Parë, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë.
Në ambjentet ku u zhvillua ceremoniali ishte e pranishme kryeparlamentarja, Jozefina Topalli.
Gjithashtu dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulëzim Basha i përcolli familjes ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mbretit Leka Zogu I.
Nuk ka munguar në këto homazhe dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ndërkohë që kryeministri, Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha i bënë nderimit e fundit kësaj figure.
Pas përfundimit të vizitës së kortezisë së kreut të ekzekutivit, në hollin e Kuvendit erdhi dhe presidenti, Bamir Topi për të zhvilluar homazhet e rastit.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto zhvilluan gjithashtu homazhet.
Ajo që u vu re ishte mungesa e kreut të opozitës, Edi Rama, i cili jo vetëm që nuk mori pjesë në këto homazhe, por nga ana e tij nuk kemi dhe një mesazh ngushëllimi për familjen. Kjo të paktën zyrtarisht.
Si përfaqësues të këtij kampi ishin deputeti socialist, Pandeli Majko dhe Sekretari për Emigracionin, Erion Veliaj.
Janë të shumtë qytetarët që po marrin pjesë në homazhe, duke vendosur pranë trupit të pajetë kurora me lule. Të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, qytetarët i dhanë lamtumirën e fundit pretendetit për fronin mbretëror, Leka Zogu i parë.
Gjithashtu, pjesmarrës në këto homazhe janë deputetë të të dy kampeve politike, ministrat e kabinetit “Berisha”, artistë, përfaqësues të medias, por dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranën zyrtare.
I pari që mbërriti në hollin e Kuvendit për të zhvilluar ritualin në këtë ceremoni shtetërore është ambasadori I OSBE-së, Eugen Ëollfarth.
Siç dhe pritej në këtë ceremonial mori pjesë dhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, ambasadorja polake, Irena Tatarzinska.
Itinerari i homazheve
Nga ora 10.00 deri në orën 12.00 do të organizohen homazhe në Hollin qëndror te Kuvendit të Republikës së Shqiperisë. Më pas do të mbahet ceremonia mortore dhe trupi i Leka Zogut të Parë do të percillet për në banesen e fundit. Kortezhi do të kalojë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë – Bulevardi – Zhan D’Ark, – Bulevardi Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Skënderbej” – Rruga e Kavajës – Varrezat e Sharrës.
Rrugët do të jenë të bllokuara për automjetetet nga ora 8.00 deri në orën 13.00.
Leka Zogu i parë ndërroi jetë më 30 nëntor të këtij viti.
Sipas familjes mbretërore pretendenti i fronit shfaqi komplikacione një javë më parë, të cilat falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, arritën të kalohen por gjendja e tij shëndetësore paraqitej sërish e rëndë.
Pretendenti i fronit mbetëror Leka Zogu i Parë ndërroi jetë, në moshën 72-vjeçare në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr.5 në Tiranë ku ndodhej i shtruar që prej datës 15 nëntor. Familja mbretërore shqiptare falenderoi në veçanti ekipin mjekësor nën drejtimin e prof. Mentor Petrela për përkujdesjen e vazhdueshme.
BIOGRAFIA E LEKA ZOGUT
Leka Zogu i parë, djali i vetëm i mbretit Zog dhe mbretëreshën Geraldinë, lindi në 5 prill të vitit 1939. Pas një shkollimit në universitete me emër, mes tyre dhe ai i Sorbonit në Francë, trashegimtari martohet në vitin 1975 me mbretëreshën Geraldinë. Në vitin 1997 rikthehet në atdhe pas 58 vitesh mërgim, ndërsa në 2002, vendoset përfundimisht në Shqipëri.