E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka Zogu i I, në gjendje të rëndë shëndetësore

Leka Zogu i I

Leka Zogu i I ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ai është shtruar para pak orësh në spitalin nr. 5 në gjendje kritike për jetën.

Situata shëndetësore e të pretenduarit si trashëgimtar i fronit, është tejet e rëndë për shkak të fibrilacionit kardiak.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se Leka Zogu kishte një rënie të menjëhershme të temperaturës gjë që çoi në shtrimin e menjëhershëm në ambientet e urgjencës të spitalit Nr.5.

Aktualisht Leka Zogu i I gjendet në sallën e reanimacionit dhe sipas informacioneve të fundit gjendja gripale ka ndikuar në shqetësimet e vjetra që ai ka patur kohët e fundit me zemrën.

Vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›