E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier perplasje per qarkun


Lufta politike për marrjen apo mbajtjen e pushtetit në Këshillin e Qarkut të Fierit ka degjeneruar në përplasje fizike aq sa është dashur ndërhyrja e forcave të rendit.

Të mërkurën ishte njoftuar mbajtja e mbledhjes së Këshillit të Qarkut, për herë të dytë sipas njoftimeve të bëra nga ana e prefektit të Qarkut Fier.

Këshilltarët e qarkut të zgjedhur për herë të dyte pasi PD mori kontrollin e disa këshillave bashkiakë, u drejtuan drejt sallës, por ata u penguan nga një grup simpatizantësh të Partisë Socialiste që kundërshtonin mbajtjen e mbledhjes.

Gjykata vendosi anulimin e zbatimit të urdhërit të prefektit për mbajtjen e mbledhjes, por ky vendim u interpretua në mënyra të ndryshme si nga Prefekti ashtu dhe nga Kryetari Këshillit të Qarkut. Prefekti dhe një pjesë e këshilltarëve ishin brenda godinës së Prefekturës.

"Jemi shprehur për vendimin e gjykatës. Kjo është fatkeqësia që persona përgjegjës dhe ekspertë të drejtësisë janë në radhët e Partisë Socialiste, i bëjnë keqinterpretimin këtij vendimi. Ai vendim pezullonte vetëm njoftimin dhe s’kishte në brendësinë e vet anulimin e mbledhjes dhe të drejtës së këshilltarëve për zgjedhjen e organeve të tyre drejtuese. Ky është vendimi i gjykatës”, deklaron prefekti Bujar Hasa.

Policia morri ne mbrojtje hyrjen per te penguar protestusit e grumbulluar jashte.

“Kemi dy masa, një akt-padi e ngritur nga prefekti ku ka kërkuar pezullimin e vendimit 34 dhe gjykata në datë 29 ka marrë një vendim pezullimi që do të thotë se deri në zgjidhjen e cështjes në gjykatë, në formë të prerë nuk ka të drejtë askush të marrë nisma për thirrjen e Këshillit Bashkiak, qoftë nga Këshilli i Qarkut, qoftë nga prefekti, për arsye se procesi është në gjykim dhe janë të detyruara institucionet të respektojnë vendimin e gjykatës. Këtu ka njerëz të majtë e të djathtë që kanë ardhur për të shprehur indinjatën ndaj prefektit i cili megjithëse është mbrojtësi i ligjit, e shkel atë me të dyja këmbët duke mos njohur as gjykatën asnjë lloj institucioni tjetër”, deklaron Vangjel Ndreka, kryetar i Këshillit të Qarkut në Fier.

Pas disa orë tensionesh mes palëve dhe në prani të policisë është vendosur të ndryshohet vendi i mbledhjes së këshillit të ri të qarkut, nga ambientet e prefekturës për në ambientet e një hoteli privat në qytetin e Fierit.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet shkarkimi kreut aktual të qarkut, zgjedhur nga PS dhe zgjedhja e një përfaqësuesi të mazhorancës PD-LSI.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topi: Tolerancë e munguar
“Mirmbrëma miq të tolerancës”. Me këto fjalë presidenti Bamir Topi ka përshëndetur pjesëmarrësit në një aktivitet kushtuar Ditës dërkombëtare të tolerancës. LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka përshëndetur paktin e arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për reformën zgjedhore duke e cilësuar atë një hap të mirëpritur dhe sjellje europiane e faktorit politik shqiptar. Berisha uron homologët Monti dhe Papadhimos
Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një telegram urimi Kryeministrit të ri të Italisë z. Mario Monti, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohej një tjetër ndryshim në Kodin Rrugor, për nga rezultati nuk ishte aspak e ngjashme me atë të një ditë më parë, kur votimi u shty për të hënën tjetër me kërkesë të nënkryetarit socialist të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Sa gjasa ka të bëhet një koalicion PS-LSI?
Mustafa Nano - Në intervistën e tij për të përditshmen “Mapo”, teksa pyetej në fund mbi një koalicion të mundshëm PS-LSI, Fatmir Xhafaj, sekretar ligjor i partisë (do të ishte mirë të gjenin një emërtim tjetër për këtë post partiak; ‘sekretar ligjor’ duket si një gjetje e bërë në ngut e sipër), nuk linte asgjë për t’u nënkuptuar apo interpretuar.

Lajmet kryesore

Qeveria, borxhlie e keqe
Detyrimet ndaj biznesit kanë arritur sa 0.7 % e PBB-së
Topi: Tolerancë e munguar
BE: Liria e medias thelbësore
Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›