Leka kerkon "varrin e Mbretereshes"
TIRANE - Familja mbreterore kerkon te marre truallin ku eshte varrosur Mbreteresha Geraldine. Sipas nje kerkese padie te depozituar ne Gjykaten e Tiranes avokati i princit Leka Zogu I, pretendon se trualli eshte me dokumente te rregullta ligjore dhe duhet t'i rikthehet familjes mbreterore. Nje nga arsyet per te cilat trualli duhet t'i rikthej familjes ishte dhe fakti qe ne kete truall ndodhet varri i Mbretereshes Geraldine. Me padine e bere diten e djeshme familja mbreterore i eshte drejtuar serish Gjykates se Tiranes per te marre pronat qe pretendon. Kesaj radhe nuk behet fjale per prona si lulishtja mbrapa Pallatit te Kultures, apo nje rrugice, por per nje vend te shenjte per familjen mbreterore, vend ne te cilen eshte varrosur mbreteresha Geraldina. Kerkese padia eshte dorezuar ne Gjykaten e Tiranes te ciles i kerkohet shfuqizimi i aktit administrativ. Pala e paditur nga ana e Leka Zogut eshte Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Tirane. Padia eshte hedhur nje dite me pare ne shortin elektronik dhe i ka rene per shqyrtim gjyqtares Mimoza Kajo. Burime nga gjykata thane se ne kerkese padine, familja mbreterore i kerkon drejtesise t'i riktheje pronen e saj, e cila eshte nje truall, qe ze siperfaqen prej 6 mije metra katror. Kjo prone ndodhet ne afersi te kodrave te liqenit, e cila eshte me dokumente ligjore. Pas vdekjes se mbretereshes Geraldine ne 17 tetor te vitit 2002, familja mbreterore e ka varrosur ate kete truall, i cili dikur i perkiste babai te Leka Zogut Ahmet Zogut. Duke qene se trualli nuk eshte rikthyer me ligj familjes mbreterore princi i drejtohet gjykates per ta rimarre ate. Ndersa vendi ne te cilen eshte varrosur mbreteresha mban emrin "Nena Mbretereshe". Deri me sot princi Leka Zogu ka dorezuar ne Gjykate te Tiranes nje lum me kerkesash per rimarrjen e pronave te tij. nje nga pronat te cilat i kerkonte gjykates ishte dhe nje rrugice e cila ndodhej mes hotel Dajtit dhe Galerise se Arteve, padi te cilen gjykata e Tiranes e ka rrezuar per mungese te dokumenteve te cilat duhet te dorezoheshin ne gjykate nga ana e tij. Nga ana tjeter Zogu kerkonte te rimerrte nje tjeter prone te tij, lulishten mbrapa "Pallatit te Kultures". Kesaj radhe princi Leka Zogu i eshte drejtuar gjykates per te marre truallin ku ka vendosur nenen e tij. Kerkesa pritet te shqyrtohet ne ditet ne vazhdim nga ana e kesaj gjykate e cila do te vendose ne kthimin apo jo te kesaj prone.
Dokumentet qe duhet te dorezoje Leka
Burime nga gjykata e Tiranes kane bere me dije se princi duhet te dorezoje te gjitha dokumentet qe tregojne qe prona qe ndodhet ne afersi te Kodrave te Liqenit eshte e tij. sipas burimeve ketu perfshihen disa dokumente te cilat kane te marra nga hipoteka, akte pronesie etj. Ndersa me vone do te jete gjykata ajo qe duhet te vendose per rikthimin e apo jo te prones.
Dokumentet qe duhet te dorezoje Leka
Burime nga gjykata e Tiranes kane bere me dije se princi duhet te dorezoje te gjitha dokumentet qe tregojne qe prona qe ndodhet ne afersi te Kodrave te Liqenit eshte e tij. sipas burimeve ketu perfshihen disa dokumente te cilat kane te marra nga hipoteka, akte pronesie etj. Ndersa me vone do te jete gjykata ajo qe duhet te vendose per rikthimin e apo jo te prones.