Lekli, ose "te bodigardi" i Ali Pashës
Ndalesën e parë e bëjmë tek Ura e
Leklit. Jo më kot. Jemi nisur për
në fshatin që i ka dhënë emrin,
për në Lekël. Mbi urën e vjetër kalojnë
makina pa mbarim. Janë orët e para të
mëngjesit. Piku i trafi kut. Poshtë nesh,
ujërat e Drinos vezullojnë nën diellin e
ndrojtur të marsit. Matanë urës, teksa
marrim udhën drejt fshatit, hasim stanet
e para. Shumë prej barinjve, që dimërojnë
në këto anë, kanë nisur të "hedhin"
shtëpitë në anë të lumit. Kecat dhe
qengjat i gëzohen kohës, që ka nisur të
ngrohet, dhe barit, që ka nisur të hedhë
shtat. Deri në Lekël nuk na ndajnë veçse 4
kilometra, porse neve na duken të paktën
dy herë më shumë. Makina rënkon teksa
kalon mbi udhën - mbase fjalë e tepruar
kjo - e mbushur plot me gurë e gropa.
Duket se shirat e fundit i kanë dhënë
dorën e fundit rrugës së harruar prej
shumëkujt. Si do që të jetë, mbërrijmë më
në fund në fshat. Ky duket krejt i heshtur,
i heshtur dhe i grinjtë me shtëpitë e gurta
të mbledhura pranë njëra-tjetrës, njësoj
sikur të duan të mbrohen kush e di se
prej kujt. Pas njëfarë kohe, në oborrin e
njërës prej shtëpive në të hyrë të fshatit
dallojmë një fi gurë njerëzore. Është një
grua e re që po nder çarçafët. Nuk kemi
se ç‘të bëjmë tjetër. I fl asim, në fi llim me
ndrojtje e si gjysmë zëri, të bindur se në
këtë fshat miqtë e ardhur nga larg janë
fort të rrallë. Por gruaja nuk shqetësohet
aspak. "Urdhëroni brenda - na thotë -
do prisni ca sa t‘i bëj zë tim shoqi se po
punon poshtë në bahçe". Pas pak mbërrin
Panajot Puleri - Panua sikurse do ta
thërrasim që tani e tutje - me mëngët e
përveshura dhe me teshat e punës. Jemi
me fat. Puna jonë në Lekël ka nisur. "E
çfarë doni më na jeta!? - bën shaka një
shoku ynë gjirokastrit - jemi në një fshat
të bukur, me këtë panoramë të mrekullueshme
përpara, larg rrëmujës dhe
rrëmetit, koha është e mrekullueshme
dhe mikun tonë e gjetëm". Shoku ynë bën
shaka, por shpejt do ta kuptojmë se kishte
thënë një të vërtetë.
Nga Panua te Thanas Vaja
Panua është një goxha burrë 55-vjeçar,
baba i tre fëmijëve. Nga profesioni është
veteriner, por tani punon në mirëmbajtjen
e ujësjellësit. Vetë është i pasionuar
pas historive të vjetra dhe të reja të
fshatit të tij. Biseda shkon menjëherë tek
i famshmi Thanas Vaja, një nga njerëzit
më të afërm të Ali Pashë Tepelenës. Emri
i tij del ndër dokumente historike dhe
botime relativisht vonë, në kohën kur
Aliu nga cub i vogël që ishte, u bë veziri
që frikësonte sulltanë e perandorë, por
duket se Aliu mysliman dhe Thanasi i
krishterë janë njohur që herët, që në
kohën kur rinia e këtyre anëve bënte llojlloj
"zullumesh" për të mbijetuar. Vetë
Aliu duket se ka pasur një lloj dobësie
për miqtë e krishterë. Aq e fuqishme
ka qenë kjo lloj lidhjeje, sa që në Janinë
myslimanët fanatikë e quanin, nën zë
sigurisht, "Ali papai". Njerëzit që kanë
jetuar në oborrin e Aliut e kanë njohur
mirë Thanas Vajën. Ndonjë e ka cilësuar
"instrument i gatshëm i shumë akteve të
egra mizore", ndonjë tjetër "shpirti djallëzor
i Pashait". Smart Hjuxh, një udhëtar
anglez, e numëron atë në krah të Meço
Bonos, Dervish Hasanit dhe Ago Vasjarit,
ndër njerëzit më të afërt të Aliut. "Ai kryen
detyrën e kryekomandantit të të gjithë
forcave të vezirit - shkruan anglezi - këtij
njeriu i janë besuar sekretet më intime
të padronit të tij dhe ka liri veprimi për
të kryer gjithçka kur Aliu është larg apo
nuk merret personalisht me punët e Pashallëkut".
Thanasi ka qenë prezent në të
gjitha bëmat e Ali Pashë Tepelenës. Kudo
që shkelte Aliu kishte në krah Thanasin
besnik. Ai ishte nga të parët që u hodh
të merrte hakun e Aliut mbi kardhiqotët
në Hanin e Valaresë më 1812. Një nga
studiuesit më aktivë të historisë së Ali
Pashës në kohët e sotme, Irakli Koçollari, e
përshkruan kështu Thanas Vajën e Leklit:
"Thanas Vaja. Një shqiptar nga Lekli i
Tepelenës, djali i njërit prej miqve më të
afërt, të rinisë së Aliut. Kreu funksionet e
ministrit të Brendshëm dhe gjer bodigard
personal i Pashait. I gatshëm që në emër
të tij të kryente çdo akt të frikshëm dhune
e sakrifi ce. Mbeti gjer në fund njeriu më
i besuar i Pashait dhe autoriteti kryesor i
aksioneve më të rëndësishme të ngjarjeve
të Pashallëkut".
Një nga vëllezërit e Thanasit, Lluka,
kishte studiuar në Vjenë për mjekësi me
paratë që i dërgonte çdo vit shoku-pasha
i të vëllait. Lluka Vaja punoi si mjek në
oborrin e Aliut, duke fi lluar që nga 1810.
Duket se lekloti Thanas ishte njeriu
i fundit që pa në këtë jetë Ali Pasha i
Tepelenës në janarin e 1822, ndërsa
ishin të rrethuar në manastirin e Shën
Pandelejmonit në ishullin e Janinës.
Gabriel Remerand, njëri nga njohësit më
të mirë të historisë së këtij shqiptari të
pazakontë, e përshkruan kështu fundin e
Aliut dhe rolin e Thanas Vajës në ato ngjarje:
"… Pas ardhjes së shokëve të Aliut,
Mehmet Pasha zbriti në oborr, ndërsa
Aliu i plagosur, u çua në një dhomë aty
pranë dhe u shtri në sofa. Që atje, plaku
njohu zërin e njërit prej miqve të tij të
vjetër, Elmaz Bonos, i cili pak kohë më
parë kishte kaluar në radhët e Serasqerit,
i cili thërriste nga oborri të vëllanë, Selfo
Bonon, që i kishte ngelur besnik Aliut.
Kur dëgjoi atë zë, zemërimi për pashanë
plak u bë më i fortë se dhimbjet e plagëve.
Nisi të shajë e të thërrasë me zë të lartë:
‘Qëlloni mbi Elmazin, vriteni Elmazin!‘.
Ndërsa vazhdonin luftimet, Mehmet Pasha
duke marrë me vete tetë njerëz nga të
tijtë, hyri në një dhomë që ndodhej nën
atë ku ndodhej Aliu dhe u dha urdhër të
qëllonin me pushkë në tavan. Plumbat
shpuan dyshemenë e dhomës sipër dhe
njëri e kapi Aliun diku poshtë në brinjë,
duke i hapur një plagë të madhe. Plaku u
rrokullis përtokë nga dhimbjet. Por pati
aq forcë sa të thërresë Thanas Vajën, i cili
i vendosur përpara derës së dhomës, godiste
mbi njerëzit e Mehmet Pashës. Fjalët
e fundit të tij ishin që të kujdeseshin për të
shoqen, Vasiliqinë, e cila, që në të shtënat
e para qe strehuar në një nga dhomat e
manastirit. Për të mos e lënë në duart e
armiqve, plaku i dha urdhër Thanas Vajës
ta vriste. Pastaj, pasi iu lut shokëve të qëndronin
deri në fund, dha shpirt në krahët
e Vajës. Në këtë kohë, ky i fundit urdhëroi
shokët të pushonin zjarrin dhe i thirri
Mehmet Pashës se do të dorëzoheshin.
Pashai me njerëzit e tij u futën shpejt në
manastir. Menjëherë kapën ata që gjetën
brenda dhe Vasiliqinë, pastaj hynë në
dhomën ku shtrihej trupi i Ali Tepelenës
dhe e tërhoqën deri sipër shkallëve. I
prenë kokën kufomës dhe ia çuan Serqasqerit.
Hurshid Pasha u ngrit në këmbë
para trofesë së përgjakur dhe nga sytë i
rrodhën lotë… Me urdhër të Mahmudit
II, pjestarët e mbijetuar të familjes së Ali
Pashës, u internuan. Në fi llim, Vasiliqia
dhe i vëllai, Simua, u dërguan në Konstantinopol,
ku u strehuan në Fanar dhe
iu besuan gardës së Patriarkut grek, pastaj
u degdis në Brusë. Ajo u fal në vitin 1830
dhe u tërhoq në çifl igun e Voivodës pranë
Trikallës, të cilin ia kishte dhuruar dikur
Aliu. Edhe pse akoma e re, ajo i qëndroi
besnike kujtimit të të shoqit, që e kishte
dashur aq shumë. Shumë kapedanë grekë
e moreas, por edhe shumë pashallarë e
kërkuan për grua, por ajo qëndroi e ve
deri sa vdiq. ‘Nuk ka burrë tjetër - thosh
- për të venë e Ali Pashës‘. Vitet e fundit të
jetës i kaloi në Greqi, pranë Misolongjit.
Viktimë e hidhërimit, që e breu, harrimin
e kërkonte vetëm te pija. Ajo vdiq para
kohe, më 1835, si pasojë e abuzimeve…".
Një bisedë e gjallë mes burrave të
fshatit na largon nga shënimet tona. Në
dhomën e Panos, që shërben edhe si
dyqani i vetëm në fshat, kanë mbërritur
ndërkohë miq të tjerë. Lluka, që nuk
rresht së foluri dhe kryeplaku i fshatit.
Thanas Vaja dhe bëmat e tij për pak kohë
janë harruar. Miqtë tanë leklotë i hyjnë
një diskutimi të zjarrtë që nuk ka të bëjë
aspak me historitë e vjetra, porse me ujin.
Fshatarët janë ndjerë të "prerë në besë",
sepse në 2007, kohë në të cilën u muar ujë
shtesë për Tepelenën nga Gurra e Leklit,
atyre u ishte premtuar se një sasi uji do të
mbetej për përdorim në fshat. Tani uji për
të pirë mezi mbushet në çezmat e Leklit,
kurse për të vaditur apo për punë të tjera
as që bëhet fjalë. "Na kishin premtuar,
neve i besuam fjalës së tyre dhe jo letrave,
kështu që mbemë pa ujë", thotë njëri prej
tyre. Të tjerët tundin kokën mendueshëm.
Për fjalë të tepërta nuk ka vend në këto
anë të mbushura me gurë e histori.
Te varri i Thanasit
Bashkë me Panon dhe me miqtë e tjerë
endemi ca minuta nëpër rrugicat e gurta
të Leklit. Na thonë se Lekli në "kohë të
para" ka qenë një qendër fort e zhvilluar.
Kishte mbi 600 shtëpi dhe shtatë kisha.
Njerëzit e saj ishin blegtorë, por edhe
zejtarë e tregtarë shëtitës. Shumë kishte
në emigracion. Gratë dhe fëmijët, të
moshuarit merreshin me mbarëvajtjen
e arave të vogla dhe të bahçeve me pemë
frutore të shpërndara në shpatet e malit
të Golikut. Uji, që vinte nga Gurra e Golikut,
e bënte jetën në këto anë jo edhe aq
të vështirë. Megjithatë vendi nuk ishte i
aftë të mbante njerëzinë e shtuar, kështu
që vit pas viti, shumë leklotë shkonin
poshtë ndër qytetet, në Gjirokastër, më
pas në Durrës e Tiranë. Fundi i viteve ‘90
të shekullit të kaluar e gjeti fshatin pjesë të
një ferme ku jetonin 50 familje. Tani miqtë
tanë na thonë se kanë mbetur vetëm 15.
Grija e gurit bëhet edhe më e trishtë kur
shikojmë shtëpi të rrënuara, porta të
mbyllura, çati të shqepura, kanate penxheresh
që rrokëllijnë nga era që fryn që
nga poshtë, nga lugina.
Brenda pak minutash jemi në një si
shesh ku ndodhet treshja tipike e Jugut:
rrapi, shkolla, kisha. Kisha e Shëndëllisë
do të na rikthejë te Thanas Vaja. Fshatarët
tanë na thonë se kjo është ndërtuar nga
Thanasi në kohën e qeverisjes së Ali Pashë
Tepelenës. Parua, një grua e imët, që
hidhet mbi gurë njësoj si kecat e një stani
aty pranë, është bashkëshortja e epitropit
(kujdestarit) të kishës. Ajo na shoqëron
në kishën e heshtur. Në korridorin e saj,
miqtë tanë e presin bisedën. Tani jemi në
shtëpinë e Zotit. Ndërkohë kemi njohur
Vangjel Kolën, 80-vjeçar. Xha Vangjo dëgjon
i heshtur bisedat tona dhe në fi llim
heziton të fl asë. "Po unë kam jetuar tërë
jetën në qytet! Ku i di unë këto histori të
vjetra?!", na thotë në fi llim duke parë me
kureshtje nga aparatet dhe blloqet tona.
Ne bëhemi kuriozë për historinë e këtij
njeriu që ka ardhur nga qyteti në fshat,
në një kohë që e gjithë rrjedha e njerëzisë
sot është në krahun e kundërt. "Ah, more
djema, unë nuk ka përse t‘ju fl as gjatë.
Historia ime është shumë e thjeshtë - nis
të thotë me zë të ulët - unë kam mbetur
jetim që 4 vjeç. Babai kishte punuar emigrant
në Francë. Porsa u kthye vdiq këtu,
në fshat. Unë vetë në fëmijërinë time
kam punuar si hyzmeqar në një familje
grekësh të pasur në Gjirokastër. Nga ajo
kohë më ka mbetur pishman se si nuk e
mësova greqishten. Pastaj kam punuar në
punë të ndryshme. Më shumë si kuzhinier
në mensat e punëtorëve që nga Vlora e
deri në Memaliaj. Gjëja e parë që bëra kur
dola në pension ishte të rikthehesha këtu
bashkë me plakën. Djemtë le të bëjnë ç‘të
duan. Ne do ta mbyllim këtu. Këtu ndjehemi
mirë". Ne këmbëngulim në përsenë
e kësaj lëvizjeje kundrarrymë. Plaku
përgjigjet fare shkoqur. "Në krahasim
me një qytet pa qytetërim, preferova një
qytetërim pa qytet", thotë duke i ngulur
sytë andej poshtë nga lugina, ku mezi dallohen
makinat që venë e vijnë pareshtur.
Për pak kohë dëgjohet vetëm gërvima e
stilolapsave mbi blloqet tona. Xha Vangjo
ka thënë një të vërtetë të madhe, të ndershme,
sikurse është rëndom e vërteta.
Fare ngjitur me kishën ne, bashkë
me grupin e miqve, shkojmë në një si
shesh të vogël. "Ja ku është varri i Thanas
Vajës - thotë Panua krejt i bindur - pleqtë
tanë që prej shumë motesh kanë thënë
gjithnjë të njëjtën gjë". Ne i kthejmë sytë
nga më i vjetri i grupit, nga Xha Vangjo,
por ky vetëm ngre supet i pafuqishëm:
"Unë kam ikur që i vogël këtej, kush e di
se si është e vërteta". Atëherë na duhet të
përdorim celularin. Ky hykërka në punë
edhe për historitë e kohës së Thanas Vajës
dhe Ali Pashë Tepelenës. Irakli Koçollari,
studiuesi i njohur i kohës së Aliut,
përgjigjet sakaq në anën tjetër. "Përse
ikët pa më thënë?", është fjalia e parë e
"Rakos" pastaj, si dëgjon si e kemi punën,
përgjigjet: "Kam të dhënën e një prifti që
ka kaluar në Lekël në 1901, i cili e ka parë
vetë pllakën e varrit të Thanasit. Duket se
Thanasi, pasi shoqëroi Vasiliqinë në mërgimin
e saj të detyruar, u tërhoq në jetën e
tij private. Duhet të ketë vdekur andej nga
viti 1846 dhe dëshira e tij e fundit ka qenë
që të varroset në fshatin e tij të lindjes, në
Lekël. Ka shumë të ngjarë që tani të jeni
në anë të varrit të tij".
Bisedat e fundit ia kanë larguar disi
ndrojtjen Xha Vangjos. Sapo i lënë të tjerët
kohë, ai rinis të fl asë: "Me sa di unë, historia
është kështu. Thanasi dhe Ali Pasha
ishin miq të pandarë. Udhëtimet i bënin
bashkë. Kur po shkonin një herë nga Tepelena
në Janinë, Aliu i thotë Thanasit: Pa
shiko atje në fshatin tënd, sa vend i mirë
për një mekam (vend i shenjtë mysliman).
Thanasi ka tundur kokën në shenjë
pohimi. E kush guxonte t‘ia prishte Aliut?!
Kur kanë vajtur në Gjirokastër, Thanasi i
ka punuar një rreng të fshehtë Aliut. I ka
porositur arabaxhinjtë (karrocierët) që të
thoshin se nuk mund të vazhdonin dot
më tutje se një nga arabatë gjoja ishte
prishur. Natën Thanasi është kthyer në
Lekël dhe u ka thënë bashkëfshatarëve se
duhej të ndërtonin me ngut një kishë të re
në këtë vend ku është edhe sot, ndryshe
do t‘i pinte e zeza. Kishën duhej ta ndërtonin
brenda 25 ditëve me shpenzimet e
Thanasit. Kështu u bë. U thirrën me ngut
ustallarët nga Golloborda dhe kisha u bë
në kohë shumë të shpejtë. Kur kaluan
sërish Thanasi dhe Aliu poshtë në luginë
panë që nga larg kishën. Ideja e mekamit
nuk kishte se si të realizohej më. Kështu
më kanë thënë të vjetrit tanë shumë vite
më parë".
"Antigonea është këtu!"
Në jug të Kishës së Shëndëllisë, pas
një të përpjete, jo edhe aq të thepisur,
për 30 minuta mund të arrish në majën
e kodrës së Shën Mëhillit. Këtu jemi në
rrëzë të Malit të Golikut, afër 500 metra
mbi nivelin e detit. "Ja këtu jemi në Antigone",
thonë Pano dhe të tjerët, krejt të
bindur se me fi ksimin e Antigonesë afër
Saraqinishtës, në kodrën e Jermës, në të
hyrë të Lunxhërisë, ca kilometra më në
jug të Leklit, u është bërë një padrejtësi e
padëgjuar. Për shkencëtarët tashmë Antigonea
është e identifi kuar. Janë rrënojat
që tani, kohët e fundit, janë shpallur edhe
"Park Kombëtar Arkeologjik". Por kjo për
leklotët nuk ka shumë vlerë.
Në fakt, jemi në rrënojat e një fortifi -
kimi që duhet të jetë diku në përmasat 70
metra në 100. Fragmente muresh hasim
ngado që shkelim. Janë mure tipike antike,
hera-herës me gurë të palatuar të vënë
sidokudo, por edhe me gurë poligonalë të
punuar me kujdes. Në qendër të këtij fortifi
kimi miqtë na tregojnë një ngrehinë të
ngrënë nga koha. "Kjo është kisha e vjetër
e Shën Mëhillit", bëjnë me dorë nga një
ndërtesë e vogël, muret e së cilës përbëhen
nga gurë të palidhur me llaç.
Historia e identifi kimit të Antigonesë
është ca e ngatërruar. Emri i qytetit epirot
lidhet me atë të gruas së parë të Pirros së
Epirit, Antigonës. Kjo ishte e bija e Brikenës,
princeshë maqedonase, e martuar
me Ptolemeun, mbret i Egjiptit. Plutarku,
historian i famshëm i lashtësisë tregon
se, kur Pirro ishte vetëm 17 vjeç, ishte
rrëzuar nga froni nga një përbetim që u
bë kundër tij. Asokohe, ndonëse i ri, Pirro
u vu në shërbim të Demetrit, mbretit të
Maqedonisë dhe pas pak kohe u dërgua
pranë oborrit të Ptolemeut në Egjipt.
"Këtu - shkruan Plutarku - meqenëse
ishte i shkathët për të bërë për vete të
fortët, ashtu sikurse urrente frikacakët
dhe ishte, mbi të gjitha, i sjellshëm dhe i
urtë në jetë, u zgjodh midis princërve të
tjerë të rinj për t‘u martuar me Antigonën,
njërën prej vajzave të Brikenës… Kjo martesë
e rriti edhe më tepër emrin e Pirros.
Duke pasur edhe emrin e gruas së tij të
mençur Antigonës, ia arriti të mbledhë
të holla dhe ushtri dhe u nis për në Epir
për t‘u rivendosur në fron. Këtu u prit me
gëzim nga një shumicë e madhe populli".
Pirro duket se ka qenë nga ata burra që
bëjnë shumë për vjehrrën. Autorë të
tjerë antikë kanë shkruar se në shenjë
mirënjohjeje ndaj Brikenës (Berenikës)
ai ndërtoi një qytet diku në Thesproti. Një
tjetër qytet - Antigonea jonë - u ndërtua
në vitin 295 para Krishtit, në kujtim të
së shoqes në Atintani, në krahinën ku
ndodhemi sot. E gjithë puna ngatërrohej
nga një togfjalësh i vetëm: "Grykat e Antigonesë".
Deri në fi llim të shekullit XIX
këto nuk dihej se ku binin. Ishte thënë
se Antigonea, qytet që u shkatërrua nga
themelet nga konsulli romak Emil Pauli
në 167 para Krishtit, ishte pikërisht në
krah të këtyre grykave. Kur anglezi Leak
kaloi këndej, pikërisht në kohën e Ali
Pashës, pati shkruar se kthesat e lumit
tek Uji i Ftohtë pranë Tepelenës, përballë
Leklit, duhej të ishin ato që përmendeshin
në tekstet antike. Kështjella mbi Lekël pra,
i binte që të ishte Antigonea e Pirros. Ky
mendim u mbajt gjatë, deri sa në 1964,
arkeologu shqiptar Dhimosten Budina,
i njëjti person që kishte bërë edhe një
raport të detajuar për kalanë e Leklit,
në 1964, nisi gërmimet sistematike në
kodrën e Jermës, pranë Saraqinishtës në
Lunxhëri. Budina pati fat. Ai zbuloi disa
pulla metalike, të quajtura "psefoi", të
cilat nuk ishin gjë tjetër veçse homologet
e fl etëve të sotme të votimit. Mbi to qe
shkruar fare qartë "Antigonenon". Puna e
unifi kimit të Antigonesë është quajtur që
atëherë e mbyllur. Por jo për miqtë tanë,
të cilët vazhdojnë të këmbëngulin: "Antigonea
është këtu në këmbët tona. Një
ditë do të dalë në shesh e vërteta". Pastaj
na thonë një listë me emra nga ata që janë
marrë e merren me këtë punë në Tiranë.
Në të ngrysur marrim udhën e kthimit.
Makina e ka më të lehtë tani të zbresë drejt
luginës. Një fshatar i hipur mbi gomar na
përshëndet përzemërsisht. Është Rako
Puleri. Pas përshëndetjes së parë - "qysh
ini e qysh vini" - Rako na rrëfen një histori.
Jo nga ato të kohëve të Pirros apo
të Thanas Vajës, por nga ato të sotmet,
të ndodhura vetëm pak vjet më parë. "E
mbaj mend si sot - thotë plaku - isha duke
punuar me disa shokë në mirëmbajtjen
e rrugëve. Befas dëgjuam një zhurmë të
madhe andej nga ana e lumit. Vrapuam
bashkë me shokët. Kur, ç‘të shohim?! Një
makinë kishte mbetur në lumë, dukeshin
ende qartë njerëzit që lëviznin brenda saj.
Makina kishte nisur të fundosej. Vrapova
poshtë. Shokët më lidhën me litar. Lumi
ishte fryrë dhe ishte shumë ftohtë. Nejse,
arrita të thyej xhamin me kazëm dhe nxora
njërin prej atyre që ishin në makinë. Më
vonë mora vesh se në atë makinë kishte
ndërruar jetë djali i Presidentit Moisiu. Ai
që kisha shpëtuar unë kishte qenë shefi i
fi nancës së Prokurorisë së Përgjithshme.
Nuk e di se ku bëhet dhe as që e kam pirë
një kafe më të. Do të isha kurioz ta pija
një kafe me njeriun që i shpëtova jetën.
Apo mos po kërkoj shumë?". Rako i hipën
gomarit dhe ne makinës. Atë e pret Lekli
i qetë, ndërsa ne rruga e zhurmshme në
anë lumit.