E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leksione nga Pakistani dhe Nigeria për Shqipërinë

Share

Dy lajme, ndër kryesoret e raportuara sot nga rrjeti britanik BBC, mund të shërbejnë si leksione për kryeministrin dhe qeverinë shqiptare.

Kështu, sot ka dalë përpara gjyqit kryeministri i Pakistanit. Jusuf Raza Gilani akuzohet se ka shpërfillur gjykatën pasi nuk ka rihapur një çështje korrupsioni kundër presidentit Asif Ali Zardari. Kryeministri, që mund të përballet me burg dhe largim nga detyra nëse gjendet fajtor, ka mohuar akuzat. Presidenti Zardari akuzohet se ka përdorur bankat zvicerane për të pastruar paratë e marrë në ryshfete. Gjykata e Lartë thotë se kryeministri Gilani ka shpërfillur një urdhër të gjykatës për tiu drejtuar autoriteteve zvicerane për të kërkuar prej tyre rihapjen e çështjes kundër zotit Zardari.

Ndërkohë në një tjetër zhvillim, Nigeria ka zbuluar se edhe pse vendi ka një rritje të mirë ekonomike, numri i të varfërve ka arritur nivele tronditëse. Ajo që ka çuditur më shumë është se shifrat janë publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave. Sipas tyre, edhe pse ekonomia po rritet, numri i njerëzve që jetojnë në varfëri me më pak se 1 dollar në ditë është rritur nga 54.7 përqind në vitin 2004 në 60.9 përqind sivjet. Kjo do të thotë se 100 milion njerëz janë në varfëri. Nigeria është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë. Të ardhurat nga nafta përbëjnë 80 përqind të të ardhurave të shtetit. Por ky është një sektor i mbytur nga korrupsioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›